Aktualitet

A do ndikojë protesta kundër shembjes së TK për përhapjen e COVID-19? Epidemiologu Alimehmeti: S’do krijojë asnjë vatër të re infektimi

Alimehmeti u shpreh se virusit i ka rënë forca e transmetueshmërisë.
Featured image of article: A do ndikojë protesta kundër shembjes së TK për përhapjen e COVID-19? Epidemiologu Alimehmeti: S’do krijojë asnjë vatër të re infektimi Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog

TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur dje për rrezikun e përhapjes së COVID-19 pas protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Alimehmeti u shpreh se virusit i ka rënë forca e transmetueshmërisë.

Më tej Alimehmeti është shprehur se ka mundësi të pakta që të ketë një shpërthim infektimesh nga kjo protestë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shumë vende të botës ka pasur protesta gjatë pandemisë. Ajo që vëmë re është se numri i protestuesve në Shqipëri është shumë më i ulët sesa në vendet e tjera. Virusit i ka rënë forca e transmetueshmërisë. Pastaj protesta filloi të dielën, 1 ditë para se vendi të hapej. Të hënën u hapën baret, restorantet dhe lëvizjet janë shumë më të lira. Unë nuk mendoj se protesta do të krijojë një vatër të re infektimi”, ishte kjo deklarata  bërë mbrëmë nga mjeku.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment