Bota

A do na duhet një “pasaportë vaksine” për të udhëtuar nëpër botë? Flasin ekspertët

E gjithë bota shpreson se programet e vaksinimit masiv do ti zbusin kufizimet, por pyetja është nëse vaksinimi të lejon liri në udhëtime.
Featured image of article: A do na duhet një “pasaportë vaksine” për të udhëtuar nëpër botë? Flasin ekspertët Foto ilustruese

EUROPË – Me nisjen e fushatës së vaksinimit në Britani këtë javë, bota tashmë ka filluar shpresën se tashmë ka një zgjidhje për Covid-19, që kufizoi botën për gati një vit.

Një vaksinë nuk do të zbusë ndikimin e pandemisë në jetën tonë pasi do na duhet shumë kohë që bota të furnizohet me të. Me aprovimin e saj pritet mbyllja e epokës së pandemisë, ku ndër problemet më të mëdha që solli është ndalimi i udhëtimeve.

E gjithë bota shpreson se programet e vaksinimit masiv do ti zbusin këto kufizime, por pyetja është nëse vaksinimi të lejon liri në udhëtime.

Sipas ekspertëve të pyetur nga Euronews, pasaportat e shëndetit mund të kontribuojnë në menaxhimin afatgjatë të pandemisë COVID-19.

“Pasaportat e imunitetit” janë diskutuar më herët, pasi shiheshin si e vetmja zgjidhje për të udhëtuar lirshëm nëpër vendet e jashtë kufijve, pasi shumë vende e kanë të detyruar kryerjen e testeve para se të hyni në kufirin e tyre. Kështu, me vaksinimin  dhe fitimin e imunitetit, duhet një “provë” se tashmë jeni të sigurtë për të udhëtuar.

Sidoqoftë, vlefshmëria e këtyre të “pasaportave dixhitale të shëndetit” ose “pasaportat e vaksinave” siç po bëhen të njohura, janë paksa konfuze. Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hasur kundërshtime me rekomandimet lidhur me këto pasaporta.

Ne nuk rekomandojmë pasaporta të imunitetit dhe as nuk rekomandojmë testimin si një mjet për të parandaluar transmetimin përtej kufijve”, deklaroi OBSH në një konferencë shtypi në Kopenhagë më 4 dhjetor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Industria e aviacionit është goditur rëndë, pavarësisht se kompanitë ajrore inkurajojnë pasagjerët që fluturimi është i sigurt me procedurat e reja të vendosura.

OBSH, në mënyrë paradoksale, nënshkroi një marrëveshje me Estoninë në tetor për të bashkëpunuar në zhvillimin e një çertifikate dixhitale të vaksinimit ose një “kartoni të verdhë”. Ideja e këtij kartoni ishte ti jepte fund kufizimeve mes shteteve përmes imunitetit të fituar aktiv.

Euronews iu drejtua OBSH-së për sqarim në lidhje me qëndrimet kontradiktore mbi semantikën, por organizata nuk ishte përgjigjur.

Sidoqoftë, pasaportat e vaksinave tashmë janë duke u menduar nga shumë shtete. Në fund të nëntorit, transportuesi australian Qantas, u bë një nga linjat e para ajrore që njoftoi publikisht se ata do të lejonin vetëm pasagjerë të vaksinuar në fluturimet e tij në të ardhmen.

Për ta lehtësuar këtë, si dhe për të vërtetuar të dhënat mjekësore, kompanitë e teknologjisë tashmë kanë filluar të kërkojnë si përgjigje pasaportat dixhitale të shëndetit, ndërsa pritet një verifikim nga ekspertët sesa të sigurta janë.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment