Politike

A do marrë pjesë opozita nesër në Këshillin Politik? Kryemadhi: Besoj se po, ta dëgjojmë edhe njëherë Ramën çfarë ka vendosur

Kryemadhi është shprehur se vendimi do merret nesër, por ajo është e bindur se do shkojnë në Këshillin Politik për ta dëgjuar për herë të fundit Ramën.
Featured image of article: A do marrë pjesë opozita nesër në Këshillin Politik? Kryemadhi: Besoj se po, ta dëgjojmë edhe njëherë Ramën çfarë ka vendosur Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se nesër opozita e bashkuar mund të marrë pjesë në Këshillin Politik.

Në një intervistë ne Syri Tv, Kryemadhi është shprehur se vendimi do merret nesër, por ajo është e bindur se do shkojnë në Këshillin Politik për ta dëgjuar për herë të fundit Ramën.

“Besoj se do marrin pjesë, por do jetë një vendim që do e marrinm të gjithë bashkë. Do e dëgjojmë njëherë dhe nesër çfarë ka vendosur, se thotë që i ka ndryshuar në Kushtetutë, por lejohen në Kodin Zgjedhor. Të dëgjojmë dhe nesër edhe pse mendoj se nuk ketë asnjë ndryshim nga qëndrimi i tij”, u shpreh kryetarja e LSI.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët për këtë çështje ka folur dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar se nesër do të merret vendimin për vijimin e punës në Këshillin Politik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment