
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar nëse do të vazhdojë angazhimin e tij edhe po mos të futet në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk largohet nga PD .
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Salianji u shpreh se në PD është futur në vitin 2013, kohë kur demokratët ishin në opozitë duke dhënë kontributin e tij.
“Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar shumë. Padyshim do ta vazhdoj kontributin tim dhe do jem në mbështetje të PD kudo të më vendosin. Kontributin publik dhe personalitetin politik nuk ta humb askush,”– tha Salianji.
(k.m./dosja.al)