Rajoni

A do bëjë parti të re apo do të bashkohet me Vetëvendosjen? Vjosa Osmani: Të ardhmen politike do e mendoj gjatë

Osmani u shpreh se të ardhmen politike do ta mendojë gjatë dhe nuk përjashton as mundësinë për krijimin e një partie të re dhe as bashkimin me vetëvendosjen.
Featured image of article: A do bëjë parti të re apo do të bashkohet me Vetëvendosjen? Vjosa Osmani: Të ardhmen politike do e mendoj gjatë Vjosa Osmani, kryetare e Kovendit të Kosovës

KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të vazhdojë të jetë e angazhuar politikisht, megjithëse nuk është e ditur saktësisht se në cilën parti. Në një intervistë në Klan Kosova, Osmani u shpreh se të ardhmen politike do ta mendojë gjatë dhe nuk përjashton as mundësinë për krijimin e një partie të re dhe as bashkimin me vetëvendosjen.

Do ta vazhdoj angazhimin tim politik. Pas përjashtimit nga posti i nënkryetares së LDK-së s’është që ka mbetur hapësirë për bashkëpunim. Nuk kam ndonjë mëri personale ndaj asnjërit në LDK. Cili do të jetë angazhimi im politik? Është çështje që kërkon më shumë kohë. S’janë vendime që mund të merren vetë sepse kam bashkëpunëtorë në LDK që komunikoj çdo ditë. Ka njerëz edhe jashtë në shoqërinë civile që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Nuk është çështje që është vendosur. Nuk jemi në një situatë që mund të thuhet për këtë opsion apo atë tjetër”, tha deputetja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej në intervistë Osmani tha se LDK është dëmtuar shumë edhe për mosmbajtjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe për shkak të përjashtimit të saj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment