Politike

A do anulohen provimet e Maturës? Ministrja Shahini nuk e pranon: Nuk ka arsye, ky vit shkollor do mbyllet

E ftuar në emisionin “Opinion”, Shahini u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të anuluar dhënien e provimeve kombëtare, pasi ka shpresë se do të rikthehen në shkollë.
Featured image of article: A do anulohen provimet e Maturës? Ministrja Shahini nuk e pranon: Nuk ka arsye, ky vit shkollor do mbyllet Besa Shahini

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka këmbëngulur se provimet e Maturës Shtetërore dhe do të jepen në qeshor.  E ftuar në emisionin “Opinion”, Shahini u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të anuluar dhënien e provimeve kombëtare, pasi ka shpresë se do të rikthehen në shkollë.

Megjithatë edhe në rast të kundërt, Shahini tha se viti shkollor do të mbyllet në një mënyrë apo në një tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kemi nevojë të anulojmë provimet kombëtare. Ky vit shkollorë do të mbyllet në një formë apo tjetër. Me shumë gjasa do të kthehemi në shkolla,”-tha ministrja.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment