Psikologji

A bëhen zgjedhjet me vullnet të lirë? Ja çfarë thotë studimi i fundit

Sipas një studimi nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor të botuar në Raportet Shkencore, zgjedhjet tona të lira midis dy mundësive janë të parashikueshme nga rrjedha e aktivitetit të trurit 11 sekonda para se t'i formulojmë ato me vetëdije.
Featured image of article: A bëhen zgjedhjet me vullnet të lirë? Ja çfarë thotë studimi i fundit Foto ilustruese.

Një eksperiment rihap një debat të gjatë në shkencën neurologjike:

Si do të funksionojë vullneti?

A ka vullnet të lirë?

Çfarë ndikon në drejtimin e zgjedhjes?

Sipas një studimi nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor të botuar në Raportet Shkencore, zgjedhjet tona të lira midis dy mundësive janë të parashikueshme nga rrjedha e aktivitetit të trurit 11 sekonda para se t’i formulojmë ato me vetëdije.

Në një eksperiment të zhvilluar, shkencëtarët nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor kërkuan vullnetarë që të imagjinonin qëllimisht një nga dy modelet vizuale të shiritave të ngjyrosur: e kuqe horizontale ose e gjelbërt vertikale. Subjektet shtypnin një buton për të treguar zgjedhjen e bërë, dhe butonat e tjerë për të treguar, më pas, sa e qartë ishte imazhi që po shihnin. Testi i tërë u krye në rezonancë funksionale magnetike.

Foto ilustruese e eksperimentit.

Duke ushtruar këtë eksperiment studiuesit do të ishin në gjendje që të kuptonin se cili nga dy imazhet ishtë zgjedhur më shpejt por edhe intensitetin e vizualizimit. Synimet e pjesmarrësve ishin të qarta për shkak të aktivitetit të trurit 11 sekonda para se të zgjidhte butonin.

Kur vendosim midis dy opsioneve ne mund të ndikohemi nga mendimet në stand-by, që rezultojnë nga një aktivitet i mëparshëm i trurit: këto “haluçinacione të pandërgjegjshme” mbeten nëntokë dhe ndikojnë në vendimin përfundimtar, pa e kuptuar atë. Me pak fjalë truri i pjesmarrësve ishte i predispozuar për një lloj zgjedhje edhe përpara formulimit të vetëdijshëm të vendimit.

Në momentin që ne vendosim zonat e trurit zgjedhin informacionin që zë hapsirën më të madhe dhe vazhdojnë me veprimin. Ky përfundim është shumë ndryshe nga besimi se vendimet tona janë të paracaktuara dhe se nuk kemi vullnet të lirë!

Burimi: Focus

(R.L/Dosja.al)

 

 

 

Shto Koment