Aktualitet

’90 vjet jam unë por për atë nip po pres’/ Gjyshja e Bledar Hamzait bën thirrje: Shkoi në Arabi se i thanë ka shumë lekë, më thanë se është vrarë, dua eshtrat

Gjyshja rrefeu se prej 7 vitesh nuk kanë folur me të dhe nusja i ka thënë se është vrarë, por nëse nuk është gjallë, shpreson që të paktën ti sjellin eshtrat.
Featured image of article: ’90 vjet jam unë por për atë nip po pres’/ Gjyshja e Bledar Hamzait bën thirrje: Shkoi në Arabi se i thanë ka shumë lekë, më thanë se është vrarë, dua eshtrat Fiqrete Hamzai

TIRANE– Gjyshja e Bledar Hamazait që u raportua si i vrarë në luftën në Siri, Fiqirete ka bërë thirrje që ti kthejnë djalin pasi shpreson të jetë gjallë.

Në një intervistë për Fax News, gjyshja me lot në sy tregoi se si u largua nipi i saj nga Italia për pagesë në Siri.

Donte shkollë në Korcë. Më pas shkoi në Tiranë. Kur u bë luftë e mori i ati në Itali me gjithë familjen.atje i ddha shkollë të lartë 6 vjet. Filloi një javë, por i erdhën shokët dhe i thanë hajde se Arabia ka lekë shumë. Sa paguhesh tha? 8 euro paguhet. E morën 2 shokë nga Leshnica”, tha gjyshja.

Më pas rrëfeu se prej 7 vitesh nuk kanë folur me të dhe nusja i ka thënë se është vrarë, por nëse nuk është gjallë, shpreson që të paktën ti sjellin eshtrat. E dëshpëruar, 90-vjecarja shprehet se prej vitesh nuk ka pritur asgjë vec Bledarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asnjëherë. 7 vjet ka. Doli njëherë, jo si fytyrë, Bledi Hamzai jam tha, me familje. Kam një cupë me nusen dhe është shtatzënë. Nuk ja kemi parë turirin djalit. Ndodhet në Arabi. Neve duam ndihmë të na vijë nusja me djalin dhe fëmijët. 90 vjet jam unë por për atë nip po pres po kisha ikur që kur. Nuk kam marrë gjësendi. Këta të dy kanë dalë në televizor. Unë dua eshtrat e djalit këtu. Nusja më tha mos e prit Bledin se është i vrarë. Ne nuk e dimë. Thonë që është i gjallë me djalin e Xhevahirit, ne nuk e dimë si është. Dëshira më e madhe është që të më vijë djali e nusja prej Kavaje me fëmijët”, tha Fiqrete Hamzai.

(A.B)Dosja.al

Shto Koment