Sport

90 mln euro për një lojtar me këmbë prej xhami, Klopp i sfidon të gjithë!

Djaloshi ka probleme me karakterin. Më saktë, me disiplinën. Ndoshta Klopp do e bëjë 100% burrë, gati për... luftë gjermanësh
Featured image of article: 90 mln euro për një lojtar me këmbë prej xhami, Klopp i sfidon të gjithë! Jurgen Klopp

Ousmane Dembele. Pikërisht ky është lojtari i përzgjedhur nga Jurgen Klopp për merkaton e verës. Dëmtohet shpesh? Nuk stërvitet mjaftueshëm? E ka mendjen te lojërat online? Padiskutim që po, por trajneri gjerman nuk trembet nga sfidat. Nëse ka një plan, e realizon atë.

Duket se plani i tij i radhës është “ringjallja” e sulmuesit anësor francez, i cili duhet të qëndrojë sërish 6 muaj jashtë fushave prej dëmtimit të fundit. Barcelona ka investuar frikshëm tek ai, thuajse 150 mln euro, por nuk ka arritur asgjë me të.

Trajneri i Liverpool-it, ndryshe nga shumica e trajnerëve të tjerë, ka besim te Dembele, i cili më parë ka luajtur te Borussia Dortmund. Klopp do të paguajë rreth 90 milionë euro për të siguruar francezin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barcelona është gati të pranojë ofertën, sepse me Dembelenë i ka ardhur në majë të hundës. Djaloshi ka probleme me karakterin. Më saktë, me disiplinën. Ndoshta Klopp do e bëjë 100% burrë, gati për… luftë gjermanësh.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment