Aktualitet

9 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, harta zgjerohet në Tiranë, Durrës dhe Shkodër (SHIFRAT)

VIDEO
  • 3 rastet e reja me COVID-19 në Durrës punonjës të fasonerisë
  • 9 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 998. Ndërkohë janë shënuar 32 viktima. Lajm i mirë është se 789 të prekur janë shëruar. Aktualisht në vend ka 177 raste aktive dhe 4 persona ndodhen në terapi intevive.
    Featured image of article: 9 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, harta zgjerohet në Tiranë, Durrës dhe Shkodër (SHIFRAT) Marjeta Dervishi

    Shqipëri- Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 9 persona të tjerë.  Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 persona të dyshuar, por vetëm 9 prej tyre rezultuan pozitivë. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 998. Harta është zgjeruar me  5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Ndërkohë janë shëruar edhe 6 qytetarë të tjerë dhe aktualisht betejën me COVID-19  e kanë fituar 789 persona.  177 raste janë pozitive,  ndërsa në spital po marrin mjekim 15 persona, 4 prej tyre në terapi intesive.  Dje humbi jetën edhe një 64-vjeçare nga Tirana dhe numri total i viktimave ka shkuar në 32.

    Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

    COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 998 numri i të prekurve Një humbje jete në 24 orët e fundit. 79% e të prekurve janë shëruar  Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik. Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë. Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

    Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
    Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

    COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)
    Testime totale 14605
    Testime molekulare 13279
    Testime serologjike 1326
    Raste pozitive 998
    Raste të shëruara 789
    Raste Aktive 177
    Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
    Tiranë 60
    Durrës 53
    Krujë 27
    Shkodër 11
    Berat 10
    Kamëz 9
    Fier 4
    Elbasan 1
    Mirditë 1
    Korçë 1

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment