Rajoni

86 të infektuar në Kosovë/ Shtatë pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 fëmijë të prekur në Malishevë

Në Klinikën Infektive në QKUK ku aktualisht janë të shtruar 32 persona të prekur nga koroanvirusi 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndësa në Komunën e Malishevës 3 fëmijë janë konfirmuar të prekur nga COVID-19.
Featured image of article: 86 të infektuar në Kosovë/ Shtatë pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 fëmijë të prekur në Malishevë Foto ilustruese

KOSOVË– Ditën e sotme Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka deklarur se me përhapjen e koronavirusit në Kosovë, në Komunën që ai drejton janë të prekur nga COVID-19 edhe tre fëmijë.

Sipas mediave vendase Begaj ka konfimuar se mosha e të infektuarëve është nga 6 deri në 76 vjeç. “Po nga 6 vjet deri në 76 vjeç. Ka fëmijë të moshës 6, 8 dhe 16 vjet.”- është shprehur Begaj.

Nga ana tjetër në Klinikën Infektive në QKUK ku aktualisht janë të shtruar  32 persona të prekur nga koroanvirusi, 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Por të tjerët mësohet se janë në gjendje stabile, dhe pa rrezik për jetën.  Ata ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë sipmtoma të forta.

Ndërkohë pritet të dalin rezultatet edhe për dhjetë persona të tjerë, për të cilët dyshohet se janë të infektuar nga koronavirusi.

 “32 i kemi të shtrirë aktualisht, gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Shtatë prej tyre e kanë një gjendje më të rënduar, por megjithatë të menaxhuar dh e pa përkeqësime evidente të tyre…Deri më tani i kemi dhjetë, ndërkohë nëse ka ndonjë rast të dyshuar, numri i tyre mund të shtohet…(03:13) Gjithë këta persona nuk kanë manifestime klinike të sëmundjes, përkundër faktit që kanë rezultuar pozitiv, këta janë në vetë izolim shtëpiak, iu janë dhënë rekomandime të qarta të cilat ata duhet t’i përfillin gjatë kësaj periudhe dyjavore. Unë besoj që ata janë duke i përfillur, ne në disa raste dhe Instituti Kombëtar është në kontakte të përhershme bashkë me qendrat regjionale, dhe unë besoj që ata pas dy jave do të jenë persona të shëruar.”- ka thënë  infektologu Salih Ahmeti

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera Ahmeti shprehet i shqetësuar se rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët. Thyerja e këtyre masave, sipas tij do të rezultojë me rritje të numrit të rasteve të reja.

“Unë kisha bërë apel edhe një herë që qytetarët mos të humbin durimin. Ato masa që ne i kemi rekomanduar t’i përfillin sa më tepër atëherë do të jetë në të mirën e tyre, në të mirën e familjarëve dhe gjithë qytetarëve, edhe do të na i lehtësonin punën edhe neve si staf në shëndetësi. Dhe numri i rasteve do të pakësohet duke i respektuar e këtyre masave. Realisht tani janë dhënë përcaktime për dalje, ato dalje kur të bëhen vetëm për nevoja emergjente jo për falje qejfi, jo për dalje luksi. Nëse ne tash i respektojmë, atëherë do të kemi periudhën e shkurtër kohore kur edhe do të dalim për qejf. Nëse ky virus ndjek një zhvillim apo ecuri biologjike normale të viruseve të tjerë, meqenëse ka një periudhë kohore të kaluar prej shfaqjes së tij në Kinë, e pastaj në shumë vende të tjera. Diku prilli do të ishte dashur të jetë muaji kur ky virus do të duhej të ulte vilurencën e tij dhe numrin e paraqitjeve të tij.”– ka përfunduar Ahmeti.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frikshme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 86,498të infektuar.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment