
GREQI– Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 1,044 raste me Covid-19, ndërsa 85 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Me shtimin e shifrave të ditës së sotme në Greqi, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 2,406 viktima, ndërkohë numri i personave që janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse ka shkuar në 105,271 të tjerë.
Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar 9,989 të infektuar sakaq 600 qytetarë grekë janë në gjendje të rëndë për jetën.
(A.k.dosja.al)