Bota

849 të vdekur dhe 9,222 të infektuar brenda një dite në Spanjë, shkon në 8,189 numri i viktimave

Shpërthimi i koronavirusit është përhapur masivisht duke e bërë Spanjën vendin e dytë në botë më të prekur nga COVID-19, ku numri total i viktimave ka shkuar në  8,189.
Featured image of article: 849 të vdekur dhe 9,222 të infektuar brenda një dite në Spanjë, shkon në 8,189 numri i viktimave Foto ilustruese

SPANJË– Ditën e sotme Spanja ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga  koronavirusi, ku 849 njerëz kanë vdekur dhe rastet e reja janë rritur me 9.222 në një ditë.

Sot është dita më e keqe për Spanjën, ku shpërthimi i koronavirusit është përhapur masivisht, duke e bërë Spanjën vendin e dytë në botë më të prekur nga COVID-19, ku numri total i viktimave ka shkuar në  8,189.

Numri i personave të infektuar është rritur nga 85.195 në 94.417 sëfundmi,  një rritje prej 10.8 përqind e cila i jep fund shpresës së disa ditëve kur u pa një rënie e rasteve  të infeksionit.

Në 9.222 raste të reja përfshihen 3.419 në Madrid, që përbën gati gjysmën e vdekjeve totale, kanë deklaruar burimet zyratare në vend.

Qeveria në Madrid po zbaton rregulla edhe më të ashpra për qëndrimin në shtëpi këtë javë, megjithë ekonomia është vendase është dëmtuar rëndë këto javë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet po vendosin një ndalesë dy-javore për të gjithë aktivitetin ekonomik jo thelbësor, i cili hyri në fuqi të hënën.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment