Politike

83 mijë vota të pavlefshme në të gjithë vendin, Celibashi: Nëse fleta e votimit do të ishte me emra numri do të ishte më e vogël

Në një dalje për mediat, Celibashi ka thënë se numëri i lartë i votave të pavlefshme tregon se votuesit kanë votuar dy herë në fletë, ndërkohë që thkësoi se në votimin elektronik mundësia për pavlefshmëri është zero. 
Featured image of article: 83 mijë vota të pavlefshme në të gjithë vendin, Celibashi: Nëse fleta e votimit do të ishte me emra numri do të ishte më e vogël Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse fleta e votimit do të ishte me emra, do të kishte më parë vota të pavlefshme. Në një dalje për mediat, Celibashi ka thënë se numëri i lartë i votave të pavlefshme tregon se votuesit kanë votuar dy herë në fletë, ndërkohë që thkësoi se në votimin elektronik mundësia për pavlefshmëri është zero. 

“Me fletën varet si është organizuar informacioni dhe është herët për të bërë këtë vlerësim, por KQZ-ja arriti të bënte një fushatë informimi dhe edukimi si asnjëherë tjetër, por kemi një numër të madh të fletëve të pavlefshme. Se të them që mungoi informacioni nuk e them dot, se KQZ-ja ka zhvilluar një fushatë të gjerë informimi dhe edukimi.

Unë nuk dua të bëj profetin, por në vlerësimin tim nëse fleta do të ishte me emra, ndoshta mund të ishte ndryshe, por vendimmarrja e KAS dhe Kolegji konsideruan se me numër ishte më e thjeshtë. Është çështje subjektive, por fakt është që kemi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i madh tregon që kanë votuar dy subjekte që nuk duhet t’i votonin, janë votuar kandidatët e një subjekti. Në votimin elektronik mundësia për pavlefshmëri është zero, por në KZAZ 40 ne zgjodhëm edhe opsionin e zgjedhjes së asnjë kandidati dhe kjo e bën të pavlefshme. Të gjitha këto janë se ata nuk kanë dashur të zgjedhin asnjë subjekt në këtë KZAZ”, tha Celibashi.

(I.A/dosja.al)

Një Koment në “83 mijë vota të pavlefshme në të gjithë vendin, Celibashi: Nëse fleta e votimit do të ishte me emra numri do të ishte më e vogël

  1. Halles …i dolen allatet ??? Hahahaha shum von shume ..

Shto Koment