Aktualitet

Rasti i dyshimtë! 82-vjeçarja ndërroi jetë tek ‘Shefqet Ndroqi’, e infektuar edhe nga COVID-19, nisin hetimet

në momentin që i ishte bërë testi për koronavirus pasi ndërroi jetë, 82-vjeçarja rezultoi pozitive duke bërë që të nisnin edhe hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjessë saj. 
Featured image of article: Rasti i dyshimtë! 82-vjeçarja ndërroi jetë tek ‘Shefqet Ndroqi’, e infektuar edhe nga COVID-19, nisin hetimet Foto ilustruese

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 82-vjeçares tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesja e Ministrisë ëshët shprehur se e moshuara vuante nga sëmundje të ndryshme si: Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA.

Por në momentin që i ishte bërë testi për koronavirus pasi ndërroi jetë, 82-vjeçarja rezultoi pozitive duke bërë që të nisnin edhe hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së saj. 

Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”,”-tha në një njoftim zyrtar Ministria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 15 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Nga 15 të infektuarit; 11 raste janë shënuar në Tiranë, 3 në Krujë dhe vetëm 1 në Kamëz. Dy prej të infektuarve janë edhe nga personeli shëndetësor. Ndërkohë që totali ka shkuar në 1136 persona të prekur gjithsej. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment