Sport

80 mln euro ishin vetëm fillimi, Uli Hoeness paralajmëron blerjen e shekullit te Bayern

“Do të na pëlqente ta kishim në skuadër, por tani për tani nuk e njohim të ardhmen e futbollit në tërësinë e tij dhe në aspektin ekonomik"
Featured image of article: 80 mln euro ishin vetëm fillimi, Uli Hoeness paralajmëron blerjen e shekullit te Bayern Uli Hoeness

Lucas Hernandez nuk ka pse të jetë rekordi i Bayern-it në merkato (80 mln euro investim). Duket se bavarezët janë gati ta kapërcejnë këtë shifër, duke ofruar më shumë për një lojtar gjerman.

Këtë e ka paralajmëruar njeriu i cili i ka dhënë formë këtij klubi shembullor ndër vite, Uli Hoeness, ish-president, tashmë i larguar me dëshirë, por tifozi numër 1. Bëhet fjalë për talentin e Bayer Leverkusen-it, Kai Havertz, i cili kushton mbi 80 mln euro.

“Do të na pëlqente ta kishim në skuadër, por tani për tani nuk e njohim të ardhmen e futbollit në tërësinë e tij dhe në aspektin ekonomik”, është shprehur Hoeness.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur për blerjen e mundshme të një gjermani tjetër, Leroy Sane, ai ka shtuar: “Gjermania ka një brez talentesh të mëdhenj. Ne kemi një skuadër të re. Them se një epokë e re sapo ka filluar”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment