Politike

80 Milionë lekë për kurim imazhi, KLSH-ja publikon dokumentin: Zbulohen dy VKM-të sekrete, kontratat që lidhi Qeveria shqiptare

Dy VKM, sipas KLSH-së, tregojnë dy kontrata të larta që kanë marrë para nga Fondi i Kontigjencës. Sipas autditit, financat publike janë përdorur në mënyrë sekrete për të çuara para në kompaninë Ukrainase “APCO Ëorldëide” dhe një pagesë tjetër sekrete për konsulencë nga kompania “ERNST & YONUG”.
Featured image of article: 80 Milionë lekë për kurim imazhi, KLSH-ja publikon dokumentin: Zbulohen dy VKM-të sekrete, kontratat që lidhi Qeveria shqiptare KLSH

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar adutimin mbi financat publike, dhe ndër të shkruan se ka zbuluar dy VKM sekrete, të cilat tregojnë për pagesat që Qeveria Shqiptare ka bërë me paratë publike.

Dy VKM, sipas KLSH-së, tregojnë dy kontrata të larta që kanë marrë para nga Fondi i Kontigjencës. Sipas autditit, financat publike janë përdorur në mënyrë sekrete për të çuara para në kompaninë Ukrainase “APCO Ëorldëide” dhe një pagesë tjetër sekrete për konsulencë nga kompania “ERNST & YONUG”.

 “Këtë vit janë përdorur 2 VKM (të sigluara “sekret”), në shumën 127.65 milion lekë, e konkretisht VKM nr.115, datë 23.02.2018 për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vlerë 80.40 milionë lekë (720,000 Euro) “Për autorizimin e MPJ për lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “APCO WORLDWIDE” (këshillimi & promovimi) dhe VKM nr.308, datë 23.05.2018 për Ministrinë Financave dhe Ekonomisë, në vlerë 47.25 milionë lekë (375,013 euro) “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG”, për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë”,”– shkruhet ndër të tjera në publikim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rrjedhimisht, sipas KLSH-së, kuptohet që Qeveria ka akorduar 80.40 mln lekë për një kontratë promovuese,  me firmën “APCO WORLDWIDE”. Kjo është një kompani PR që është përdorur edhe me parë nga figura politike për qëllime promovimi.

Një prej tyre është edhe Nursultan Nazarbajev, ish-Presidenti i Kazakistanit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment