Jete & StilKuriozitete

8-vjeçarja merr çdo javë dhurata nga sorrat, të cilat i ushqen për 4 vite rresht

Fillimisht ajo i ka ushqyer sorrat në mënyrë aksidentale, pasi sa herë që mbushte shportën e saj të vogël me lakra, disa prej tyre binin në tokë, dhe sorrat më pas ushqeheshin me to.
Featured image of article: 8-vjeçarja merr çdo javë dhurata nga sorrat, të cilat i ushqen për 4 vite rresht

UASHINGTON –  Gabi Mann është emri i 8-vjeçares nga Seattle, Uashington e cila ka bërë virale koleksionin e “dhuratave” të marra çdo javë, nga miqtë e saj më të mirë, që janë një tuf me sorra.

Gabi,  ka një kopësht me lakra në oborrin e shtëpisë së saj,  ku gjithashtu qëndrojnë dhe një tufë sorrash.

Fillimisht ajo i ka ushqyer sorrat në mënyrë aksidentale, pasi sa herë që mbushte shportën e saj të vogël me lakra, disa prej tyre binin në tokë, dhe sorrat më pas ushqeheshin me to.

Koleksioni i dhuratave.

Kur ka vënë rë që sorrat ushqeheshin me lakrat e rëna, Gabi ka vendosur që ti ushqente ato, sa herë që ndodhej në kopësht.

Në shenjë mirënjohjeje, sorrat gjate gjithë kësaj kohë, i dërgojnë asaj sende të ndryshme të cilat i gjejnë vërdalle.

8-vjeçarja i ka koleksionuar të tëra dhuratat e bëra nga miqtë e saj me pupla, dhe i quan ato si gjënë më të shtrenjtë që ka.

Gabi mann dhe mamaja e saj.

Gabi ka marrë të gjitha llojet e dhuratave nga sorrat, përfshirë copa legosh, rruaza, butona, kapëse letre etj.

Dhurata e saj e preferuar nga të gjitha është një zemër me ngjyra margaritare.

Vogëlushja shprehet se me këtë dhuratë, sorrat i kanë treguar asaj se sa shumë që e duan.

Burimi:Thewildchild

E.C/Dosja.al

Shto Koment