Blog

8-vjeçarja: Babi e mami më thonë mos ki frikë nga tërmeti, por vetë dridhen

Sa më pa sot në rrugë, erdhi me vrap dhe pasi më përqafoi, më pyeti:- u trembe nga termeti? -Po Ana, shumë, po ti? Ana duke qeshur mu përgjigj:- Unë fare Lira, po babi me mamin dhe nënën, janë trembur shumë.
Featured image of article: 8-vjeçarja: Babi e mami më thonë mos ki frikë nga tërmeti, por vetë dridhen Foto nga termeti

TIRANË- Ana është një vajzë tetë vjeçe dhe unë e kam mikeshë të vogël. Ajo më thërret në emër, pasi më konsideron shoqen e saj. Me lejen e mamit, kemi edhe ndonje sekret siç kanë të gjitha shoqet e mira.

Sa më pa sot në rrugë, erdhi me vrap dhe pasi më përqafoi, më pyeti:- u trembe nga termeti? -Po Ana, shumë, po ti? Ana duke qeshur mu përgjigj:- Unë fare Lira, po babi me mamin dhe nënën, janë trembur shumë.

Kur ra tërmeti babi më rëmbeu nga krevati dhe më mbante në krah duke ndenjur te dera. Mami bënte “obobo” me zë të ulët, ndërsa nëna lutej. Kemi dy ditë që rrimë në makinë. Sa shkojnë në shtëpi të marrin diçka dhe dalin me vrap. –po kanë frikë Ana dhe frika nuk është turp. Mund të bjeri prapë një tërmet- po jo në Tiranë- ndërhyri Ana:- se e tha dhe ai xhaxhi shkencëtari, që studion tërmetet, po babi dhe mami nuk besojnë.

Po ti Lira, beson te xhaxhi shkencëtari? –po xhan, besoj. -Mua më thonë mos ki frikë dhe vetë dridhen. -Po edhe ne të rriturit nuk i bëjmë gjithnjë gjërat siç deshirojmë. Mami dhe babi nuk kanë parë e ndjerë tërmet më parë edhe ata si ty, po e provojnë për herë të parë, prandaj janë kështu konfuzë. Po e kuptoj, po unë u lodha dhe dua të shkoj në shtëpi. Sot ishte edhe dita e pavarësisë por nuk bëmë asgjë, siç bënim herët e tjera.

Ana do të na falësh ne të rriturve, që edhe ne, si ju fëmijët, nuk i bëjmë mirë detyrat tona. Ana më përqafoi edhe një herë fort dhe iku me nënën e saj.

Shto Koment