LIVE UPDATES
Politike

“8 vitet më të gjata për familjet shqiptare”, Basha nga Burreli: Etja juaj për ndryshim më emocionon. Ta kthejmë Shqip

10 Prill 2021, 15:20 Nga DOSJA
“8 vitet më të gjata për familjet shqiptare”, Basha

BURREL- Kryedemokrati Lulzim Basha, ka mbyllur në Burrel turin e tij të takimeve elektorale në verilindje. Në qytetin e Burrelit, Basha është pritur me ovacione dhe thirrje, ndërkohë që ka bërë thirrje se ndryshimi po vjen. Në fjalën e tij, Basha ka thënë se në Burrel janë mbledhur të gjithë qytetarët pavarësisht partisë politike që kanë pasi ata duan vetëm një gjë, ndryshimin e vendit në 25 prill. Ai ka thënë se njerëzit nuk duhet të ngelin vendnumëro edhe për katër vite të tjera me Ramën në krye të qeverisë, ndaj do të votojnë për të hapur negociatat për Bashkimin Evropian për për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej të rinj e të reja, matjan e matjane, banor të kësaj treve fisnike, krenare dhe punëtore, njerëz të dijes, njerëz të punës. Trevë që nxori themeluesin e shtetit shqiptar dhe të monarkisë shqiptare dhe që sot me bashkimin tuaj e thoni qartë dhe prere se jemi gati për të bërë të mundur ndryshim e madhe, ndryshimin e mëritur, ndryshimin shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari në 25 prill. Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në zemër të Tiranës dhe kudo anë e mban vendit po fryn era e ndryshimit.

Pas 8 vitesh më shumë se vuajtje, rraskapitje, varfëri dhe papunësi shqiptarët e kanë ndarë mendjen duan dhe do të bëjnë me përpjekje ndryshim. Të rinj dhe të reja, burra dhe gra, prindër, nëna dhe motra, gjyshet tona, të djathtë dhe të majtë jemi bashkuar si asnjëherë më parë në një qëllim të vetëm, të sjellim ndryshimin, ndryshimin, ndryshimin që do Shqipëria, ndryshimin e vërtetë për familjet tona, për fëmijët tanë, ndryshimin që do të thotë hapje, rihapje e rrugës tonë drejtë asaj të cilës i përkasim me zemër dhe me mendje e nesër do t’i përkasim edhe me standarde edhe me ekonomi edhe me rroga Europës dhe Bashkimit Europian.

8 vitet më të gjata për familjet shqiptare, 8 vitet më të vështira për prindërit shqiptarë e në veçanti për nënat shqiptare, për gratë shqiptare, për bashkëshortet, për motrat tona që i shoh sot me shumicë rreth e qark dhe ju përshëndes edhe atje lart ku jeni. E kanë bërë etjen për ndryshim të pa përmbajtshme, e ndjej dhe më emocionon kudo ku ndalem, në Dibër, në Bulqizë, në Klos, në Mat dhe deri në Gjirokastër, në Tiranë dhe në Durrës, në Krujë dhe në Shkodër, në Lezhë, në Kukës. Dua t’ju them sot se etja juaj për ndryshim, ëndrrat dhe pritshmëritë tuaja kanë zgjidhje tek programi i Partisë Demokratike, i Aleancës për Ndryshim se ne kemi vetëm një qëllim, ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetare dhe qytetarë të saj.

Vëllezër dhe motra, me 25 prill ky bashkim i madh shpirtrash që është derdhur shesheve dhe rrugëve të Shqipërisë, që është derdhur rrjeteve sociale, që nuk ka asgjë ta mbulojë apo ta ndalë, ka për detyrë t’i përgjigjet vetëm një pyetje. A mund të vazhdojmë edhe 4 vite të tjera kështu si këto 8 vite. E keqja, dështimi i këtyre tetë viteve prapë troket në dyert e familjeve shqiptare, a do t’ia hapni derën, a do t’ia hapni derën për herë të tretë? Apo do të bashkohemi për ndryshim me votë. Të votojmë për familje tona, për fëmijët tuaj, për ekonominë, do votojmë për ndryshimin, numri 9, Aleancën për Ndryshim.

Dy javë për të marrë vendimin, nuk do të vazhdojmë edhe 8 vite vendnumëro, të fundit në Ballkan, pa hapur negociatat apo do më jepni mundësinë, do ma jepni mundësinë mua dhe ekipit tonë për ndryshimin ta hapim rrugën drejt Evropës. Investime evropiane, standardet evropiane si i meriton Mati Dibra dhe e gjithë Shqipëria. Jemi të ndryshëm në këto bashkime të mëdha por një gjë na bashkon njësoj si aleancën tonë, etja për ndryshim. Le të ushtojë nga kjo trevë që i nxori themeluesi i shtetit modern shqiptar. Le të ushtojë thirrja bashkë për ndryshim. Bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim. Të rinj dhe të reja, pensionistë, prindër, të djathë dhe të majtë bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni