DikurSociale

“8 vite që kërkoj punë, por pa sukses”/ Historia e 60 vjeçarit fierak: Më thanë ik, do të marrim ne në telefon

Historia e trishtë e 60 vjeçarit, është risjellë në vëmendje të publikut, pasi ai shprehet se ka 8 vite që endet poshtë e lart për të siguruar nje vend pune, për të mbajtur familjen.
Featured image of article: “8 vite që kërkoj punë, por pa sukses”/ Historia e 60 vjeçarit fierak: Më thanë ik, do të marrim ne në telefon
Përditësuar:

FIER- 850 vende pune në 60 kompani u ofruan në edicionin e tretë të panairit të punës mbajtur në Fier. Mes të interesuarve ishte edhe një 60 vjecar, i cili thotë se prej tetë vitesh është në kërkim të një pune, por pa sukses.

Ibrahim Halili, banor i lagjes “Kryengritja”në Fier, i cili prej tetë vitesh është i papunë, thotë se vazhdimisht është paraqitur Pranë zyrave të Punës në Fier, por pa sukses.

Ka 8 vjet që interesohem në zyrën e Punës. Asnji lloj pune nuk na kan ofru në këtë dynja”, ka thënë Halili.

Ndaj mëngjesi i së premtes e gjeti në Panairin e Punës që u mbajt në Qytet.

Halili: Të gjitha po i kontrolloj me radhë, por asnjë nuk na ofron atë që duam.

Organizatorët thanë se në panarin u ofruan 850 vende pune në 60 kompani.

Organizatorët: Duke filluar nga profesionet që kërkojnë një arsim të lartë siç janë jurista, inxhiniera, infermierë, farmacista, ashtu edhe profesione që kërkojnë një kualifikim më të ulët.

Por, 60 vjeçari Halili, pasi vizitoi thuajse të gjitha tezgat, nuk u largua me shpresë për telefonatën që do ti sigurojë punën e shumëpritur për të mbajtur familjen.

Halili: E lash adresën në një vend aty edhe më thanë ik tani kur të të marrim në telefon.

Sipas të dhënave zyrtare në tre bashkitë e qarkut Fier rezultojnë 10 988 punëkërkues.

Historia e trishtë e 60 vjeçarit fierak, ka qenë e njohur 1 vit më parë, por Ora news e ka risjellë në vëmendje të publikut, me anë të një interviste.

Shto Koment