Aktualitet

8 vite pa ditur asgjë për djalin e zhdukur në Siri, nëna e Ervis Alinjit me lot në sy: Dyshojmë se 3 ditë më parë ishte në fshat

Familjarët e Ervis Alinjit kërkojnë që të dinë se ku ndodhet djali i tyre. Ata shprehen se nëse është gjallë të kthehet në familje.
Featured image of article: 8 vite pa ditur asgjë për djalin e zhdukur në Siri, nëna e Ervis Alinjit me lot në sy: Dyshojmë se 3 ditë më parë ishte në fshat Nëna dhe babai i Ervis Alinjit.

Pogradec–Familjarët e Ervis Alinjit i bëjnë apel qeverisë që të kthehet sa më shpejt pranë familjes djali i tyre, për të cilin kanë 8 vite që nuk dinë asnjë gjë. Nëna e tij mes lotësh, në fshatin Leshnicë tregon se djali e saj mund të ketë ardhur në Shqipëri por ajo asnjëherë nuk e ka takuar.

Hurmaja tregon se pak ditë më parë në fshat kanë qenë tre persona të dyshimtë, dhe dyshon se një prej tyre është djali i saj.

“Të gjitha u kemi thënë të gjitha. Fëmijët  të kthehen, ne këtë duam. Shteti nuk u ka ardhur, shteti nuk ka ardhur, ju jeni shteti. Ai tha do të shkoj në Turqi, ne kemi vite që nuk e kemi parë. Prej vitesh nuk kemi asnjë kontakt me ta.Më kanë thënë që ka ardhur këtu në fshat por ne nuk dimë asnjë gjë. Para disa ditësh 3 persona veshur me të bardha ishin në fshat dyshojmë se Elvisi ishte një prej tyre. Shohim çdo ditë ndodhitë në Siri dhe na dridhet zemra .E vetmja dëshirë të jetë gjallë të bëjë një telefonatë”, shprehet e ëma e Ervis Alinjit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ervis Alinj u largua për në Siri në vitin 2012, bashkë  me Almir Dacin. Ky i fundit ishte  ish-imami i fshatit Leshnicë, i cili  u vra në Siri më 3 prill të 2016. Ndërsa për Alinjin nuk dihet asnjë gjë.

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment