Aktualitet

8 të burgosur të burgut të Drenovës të infektuar me COVID, nisen me urgjencë drejt Tiranës

8 të burgosur të burgut të Drenovës të infektuar me COVID. Ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Burgut në Tiranë.
Featured image of article: 8 të burgosur të burgut të Drenovës të infektuar me COVID, nisen me urgjencë drejt Tiranës Foto ilustruese

KORÇË- 8 të burgosur të burgut të Drenovës në Korçë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Rezultatet e testeve të tyre dolën mbrëmjen e djeshme. Menjëherë të burgosurit janë drejt spitalit të burgut në Tiranë, për një mjekim të specilaizuar. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë edhe më herët janë konfirmuar me koronavirus  disa zyrtarë dhe të burgosur të burgut “313” në Tiranë. Të burgosurit që u infektuan më herët morën mjekim në spitalin e Burgut dhe disa prej tyre u vetëizoluan në qeli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se dje, se kanë humbur jetën edhe 4 pacinetë të tjerë, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 316. Aktualisht në vend janë 3833 raste aktive.

J.V/Dosja.al

Shto Koment