Aktualitet

8 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shërohen 79% e të infektuarve (SHIFRAT)

VIDEO
Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 8 persona. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë janë shëruar 79% e të infektuarve dhe në spitale janë të shtuar vetëm 16 pacientë.
Featured image of article: 8 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shërohen 79% e të infektuarve (SHIFRAT) Rovena Daja nga ISHP

Shqipëri– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 200 qytetarëve, kanë rezultuar pozitivë vetëm 8 prej tyre. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se numri total i të infektuarve ka shkuar në 989. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 79% e të prekurve. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Sipas Dajës aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Njoftimi i ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, shkon në 989 numri i të prekurve Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar Dr. Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik. Ju paraqesim situatën epidemiologjike të Covid19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Duke analizuar të dhënat epidemiologjike, numrin e rasteve të reja në 24 orët e fundit, numrin e vdekjeve dhe numrin e personave të hospitalizuar, mund të themi se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.

Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.  Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.  Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)
Testime totale 14459
Testime molekulare 13133
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 989
Raste të shëruara 783
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 62

Durrës 50

Krujë 27

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkodër 10

Berat 10

Kamëz 9

Fier 4

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1

J.V/Dosja.al 

Shto Koment