Aktualitet

8 persona të infektuar me Covid ditën e sotme në Berat, mes tyre dhe Prefektja e qarkut 

Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Prefektja Valbona Zylyftari kishte disa ditë me simptoma të virusit dhe bëri tamponin në një qendër private.
Featured image of article: 8 persona të infektuar me Covid ditën e sotme në Berat, mes tyre dhe Prefektja e qarkut  Foto ilustruese

BERAT- Prefektja e qarkut të Beratit dhe 7 persona të tjerë janë regjistruar pozitiv me Covid ditën e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Prefektja Valbona Zylyftari kishte disa ditë me simptoma të virusit dhe bëri tamponin në një qendër private. Ajo është karantinuar në shtëpinë e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të infektuarit e tjerë janë një sanitare në Maternitetin e Beratit, një punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore të qytetit, një mësues në shkollën “Ajet Xhindole”, një nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, dy kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Liria” dhe një polic bashkiak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në të gjithë vendin janë shënuar 39,719 persona pozitiv me Covid-19, ndërsa 839 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment