Aktualitet

8 kg kokainë në makinën me targa polake, kapen dy shqiptarë në Itali. Brenda xhepave iu gjet edhe… (DETAJE)

Arrestimi ka ndodhur pasi dy shqiptarët tërhoqën vëmendjen e efektivëve të Policisë, pasi po qarkullonin me një mjet tip “Seat Altea XL” me targa polake.
Featured image of article: 8 kg kokainë në makinën me targa polake, kapen dy shqiptarë në Itali. Brenda xhepave iu gjet edhe… (DETAJE) Kokaina e sekuestruar

ITALI– Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, banues në Ancona, të cilët janë kapur me 8 kilogram kokainë. Sipas mediave të huaja, shqiptarët janë identifikuar me inicialet: I.T., 43 vjeç dhe J.M 37 vjeç, të dy banues në Snigallia.

Arrestimi ka ndodhur pasi dy shqiptarët tërhoqën vëmendjen e efektivëve të Policisë, pasi po qarkullonin me një mjet tip “Seat Altea XL” me targa polake. Efektivët ndaluan mjetin dhe vendosën ta kontrollonin duke gjetur edhe kokainën e fshehur në sendiljen e pasme.

Përveç kokainës, në xhepin e shoferit 37-vjeçar u gjendën përkatësisht nga 5.000 dhe 1300 euro. Por kontrollet nuk u ndalën vetëm në makinë, pasi Policia italiane shkoi edhe në shtëpinë e shqiptarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tyre, u gjet dhe u sekuestrua 10 mijë euro. Sipas Policisë, nëse 8 kg e kokainës do të arrinin në treg, do të kishte vlerën e 1 milion eurove.

(k.a./dosja.al)

Shto Koment