Aktualitet

76-vjetori i çlirimit të Tiranës/ Homazhet te “Ushtari i Panjohur”, Veliaj: U bëmë bashkë socialistë dhe demokratë. Meta: Gjaku është derdhur lumë. Veteranët e kohës së komunizmit paraqiten me foto të Enver Hoxhës

17 nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944.
Featured image of article: 76-vjetori i çlirimit të Tiranës/ Homazhet te “Ushtari i Panjohur”, Veliaj: U bëmë bashkë socialistë dhe demokratë. Meta: Gjaku është derdhur lumë. Veteranët e kohës së komunizmit paraqiten me foto të Enver Hoxhës
Përditësuar:

TIRANË- Ditën e sotme te“Ushtari i Panjohur” në kryeqytet u mbajtën homazhe ku të pranishëm ishin personalitete të njohur në vend. Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj gjatë fjalës së tij falenderoi të gjithë të pranishmit duke theksuar se aty kishte dhe demokratë. Bashkimi i socialistëve dhe demokratëve sipas Veliajt duhet të jetë gjithmonë për raste të tilla.

Nga ana tjetër presidenit i vendit, Ilir Meta bëri një postim për këtë ditë të rëndësishme për Tiranën. Në Facebook ai shkruan se i përulet me respekt ndaj Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë gjakun për Çlirimin e Kryeqytetit. Ndërsa teksa ishte i pranishëm për homazhet në monumentin në Tiranë, presidenti tha se çlirimi i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm, pasi i dha legjitimetet luftës antifashiste.

Të pranishëm ishin dhe veteranët dhe nostalgjikë të kohës së komunizmit të cilët marshuan drejt Ushtarit të Panjohur, duke mbajtur në dorë banderolën: “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ndërsa përshëndesnin me grusht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

17 nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.

(A.B)/Dosja.al

  • 11:57

    Foto të Enver Hoxhës, kurora me lule dhe parulla/ Veteranët e luftës të pranishëm në homazhet për 76-vjetorin e Çlirimit

    Veteranet

    Qytetarët kanë tërhequr vëmendjen gjatë homazheve për 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Disa nga veteranët e luftës Çlirimtare në këto përvjetor përkujtuan ish-diktatorin Enver Hoxhën, i cili mbajti nën diktaturë për 45-vjet vendin. Ata kishin me vete kurora me lule, në formën e një ylli me 5 cepa, i cili ishte simboli identifikues i komunizmit. Veteranët dhe nostalgjikë të kohës së komunizmit marshuan drejt Ushtarit të Panjohur, duke mbajtur në dorë banderolën: “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ndërsa përshëndesnin me grusht. Kjo ‘paradë’ e tyre është e përvitshme gjatë homazheve që kryhen për çlirimin e Tiranës.

  • 11:30

    Meta kryen homazhet te “Ushtari i Panjohur”, mesazhi i tij: Të çojmë në fund amanetin për një Shqipëri të lirë

    Ilir Meta

    Presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme homazhet te “Ushtari i Panjohur’ në kryeqytet në kuadër të 76 vjetorit të çlirimit të Tiranës. Në fjalën e tij Meta iu drejtua të rinjve duke i thënë se duhet ta gjejnë Europën këtu dhe jo të largohen jashtë atdheut. Më tej presidenti u shpreh se Shqipëria nuk duhet të humbasë fokusin në rrugën e saj drejt BE-së, si dhe tha se duhet çuar deri në fund amanetet e dëshmorëve.

    Cdo rrugë e Tiranës u la me gjak. Në këtë ditë të rëndësishme të popullit shqiptar është e rëndësishme jo vetëm të ulemi me nderim para dëshmorëve por të punojmë për të cuar deri në fund amanetet e tyre për një Shqipëri ku shqiptarët të jetojnë të lumtur dhe optimist për atdheun e tyre, për të cilin gjaku është derdhur lumë për clirimin e Tiranës. Sot është një ditë reflektimi për të bërë më tepër, që Shqipëria mos të humbasë fokusin. Mas 30 vitesh ka ardhur koha që cdo i ri të prekë Europën këtu dhe besoj që të gjithë bashku duhet tja dalin për të ringritur vendin, atdheun tonë. Duhet të cojmë në fund amantete e tyre.‘- ishte fjala e Metës përballë gazetarëve.

  • 10:51

    Homazhe në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Veliaj: 17 nëntori na ka bërë të gjithëve bashkë, socialistë dhe demokratë, kështu duhet të jemi

    Erjon Veliaj

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka mbajtur homazhe ditën e sotme tek “Ushtari i Panjohur”, në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se sot nuk e rrezikon asgjë Shqipërinë, pasi është vend i Natos dhe shanset për tu pushtuar janë shumë të vogla. Më tej kryebashkiaku falenderoi të gjithë të pranishmit duke theksuar se aty kishte dhe demokratë.

    ‘Padrejtësia ndaj heronjve a ka emër? Sot kemi momentet për të reflektuar për të mos humbur shpresat teksa përballemi me sfidën e pandemisë. Besoj fort se mënyra më e mirë për ta nderuar sakrificën e tyre është që të qëndrojmë të bashkuar, të ndërtojmë një shoqëri të lirë të drejtë dhe të barabartë. Sot nuk na rrezikon njeri, jemi pjesë e Natos, gjasat që të na pushtojnë janë shumë të vogla. Sot keni në dorë ta shkatërrojmë dhe na ndërtojmë Tiranën. Tirana dhe Shqipëria nuk kanë kohë për të humbur, unë dua ti siguroj qytetarëve që të përqafojnë njëri tjetrin, punën. Jam i sigurtë se sa herë Tirana bashkëpunon për të ecur përpara do të dalim faqebardhë. Biden bëri thirrje për bashkim, të dëgjojmë njëri tjetrin, për ne ka ardhur koha të reflektojmë. Jam i lumtur që 17 nëntori na ka bërë të gjithëve bashkë, socialistë dhe demokratë, do të doja të ishim gjithmonë bashkë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të njohur dhe të panjohur. Gëzur festën e clirimit, gëzuar nga zemra.’– mbyll fjalën e tij Veliaj.

  • 09:59

    76-vjetori i çlirimit të Tiranës, Meta: Mirënjohje për qindra dëshmorë që dhanë jetën në lule të rinisë për liri

    Ilir Meta

    Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Në një postim të bërë në Facebook, Meta shkruan se 76 vite më parë, djemtë dhe vajzat partizane, bashkë me qytetarët kryengritës të Tiranës, realizuan një nga operacionet ushtarake më të lavdishme dhe më të suksesshme, duke i dhënë të drejtën dhe kredon brigadave partizane për të hyrë fitimtare në kryeqytet. Meta shkruan se i përulet me respekt ndaj Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë gjakun për Çlirimin e Kryeqytetit.

    ‘Sot, përkujtojmë me nderim të thellë dhe krenari të ligjshme, 17 Nëntorin 1944, Ditën e kurorëzimit me fitore të betejës legjendare për Çlirimin e Tiranës, kryeqytetit tonë, nga pushtuesit nazifashistë! Lufta fitimtare për Kryeqytetin i hapi rrugën Çlirimit të plotë të Shqipërisë dhe ruajtjes së integritetit dhe kufijve të shtetit shqiptar. 76 vjet më parë, djemtë dhe vajzat partizane, bashkë me qytetarët kryengritës të Tiranës, do të realizonin një nga operacionet ushtarake më të lavdishme dhe më të suksesshme, duke i dhënë të drejtën dhe kredon brigadave partizane për të hyrë fitimtare në kryeqytet. Për të ardhur te kjo ditë e bardhë, u desh gjaku dhe jeta në lulen e rinisë e qindra Dëshmorëve, sakrifica dhe përpjekjet e mijëra partizanëve në çdo shesh, rrugicë, barrikadë dhe shtëpi të kryeqytetit! Çlirimi i Tiranës ishte një kontribut i rëndësishëm për të forcuar legjitimitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend i përkushtuar në Aleancën Antifashiste. Mesazhet e mëdha të lirisë, paqes dhe luftës kundër tiranisë, tingëllojnë edhe sot më aktuale se kurrë, të nderuara dhe të pacënuara nga koha dhe devijimet e mëvonshme të kauzës së lirisë të partizanëve tanë të lavdishëm. Sot përulem me respekt ndaj Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë gjakun për Çlirimin e Kryeqytetit. Me mirënjohje për të gjithë partizanët, sot nderojmë edhe popullin e Tiranës, që u bë njësh me çlirimtarët kundër pushtuesve, duke ndërtuar barrikadat për çlirimtarët dhe kthyer shtëpitë e tyre në fortifikata kundër pushtuesit. Përjetë lavdi Dëshmorëve të rënë për Çlirimin e Tiranës!- shkruan Meta.

  • 09:27

    76-vjetori i çlirimit të Tiranës

    Tirana në vitin 1944

    Si sot, 76 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve. Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës. Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.

    Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit. Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e ministrive, te Banka, te Bashkia dhe tek hotel “London”, ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar. Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi. Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit.

Shto Koment