Politike

75 vjetori i çlirimit, Bashkia e Tiranës nderon 4 organizatat e veteranëve të LANÇ

Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për kontributin që dhanë të gjithë ata burra dhe gra që luftuan kundër pushtuesit, ndërsa theksoi se është detyrë e brezit të sotëm që të vlerësojë sakrificën e tyre.
Featured image of article: 75 vjetori i çlirimit, Bashkia e Tiranës nderon 4 organizatat e veteranëve të LANÇ Erion Veliaj

TIRANË- Me rastin e jubileut të 75-vjetorit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë, Bashkia e Tiranës nderoi sot organizatat dhe disa nga veteranët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për kontributin që dhanë të gjithë ata burra dhe gra që luftuan kundër pushtuesit, ndërsa theksoi se është detyrë e brezit të sotëm që të vlerësojë sakrificën e tyre.

Në emër të Bashkisë së Tiranës ai i dha titullin “Simbol i qytetit” katër organizatave të veteranëve të LANÇ-it: Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, Organizatës së veteranëve të LANÇ, Dega Tiranë, Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve të Luftës dhe Organizatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ.

Gjithashtu, Veliaj i dha titullin “Mirënjohje e qytetit” edhe disa nga familjeve të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, veteranë që vijojnë të mbajnë gjallë atë përpjekje ekzistenciale të popullit shqiptar, si dhe figura të tjera që kanë kontribuar për të përcjellë këtë luftë te brezat e rinj.

Me këtë titull, u nderuan Gjergji Velo, Gjergj Frashëri, shkrimtari Nasho Jorgaqi, Ilir Shkëmbi, Hamdi Mëzezi, Osman Hysa, Dalan Buxheli, Ziqiri Mero, Rustem Peçi, Odhise Porodini, Faik Aliaj, Sevo Tarifa, Servet Agalliu, Hamit Myftari, Mesaret Ymeraj Karagjozi, Mynevere Shuteriqi, Përparime Abazi (Grabocka) dhe Naxhi Zhupa.

Dita e sotme e 17 nëntorit ka shënuar 75-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të Tiranës nga forcat naziste. Zyrtarë të lartë të shtetit dhe të PS-së morën pjesë ne cermoni, ku theksuan kontributin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Braçe e Veliaj hodhën akuza mbi opozitën, ndërsa Basha shkoi për homazhe tek të përndjekurit politikë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment