Aktualitet

“75% e shqiptarëve pro Bashkimit Kombëtar”, anëtari i institutit: U anulua publikimi i sondazhit, nuk janë dhënë arsye

Zonja në një reagim në Facebook, shkruan se studimi ishte shumë i thëlluar dhe kanë marrë pjesë organziata të shoqërisë civile në Shqipëri e Kosovë.
Featured image of article: “75% e shqiptarëve pro Bashkimit Kombëtar”, anëtari i institutit: U anulua publikimi i sondazhit, nuk janë dhënë arsye Një nga rezultatet e sondazhit

TIRANË- Gazetari, njëherësh dhe anëtari i Institutit Politik të Studimeve Humane, Sebastian Zonja shkruan sot se është anuluar publikimi i një sondazhi që tregon se 75% e qytetarëve në Shqipëri e Kosovë janë pro bashkimit kombëtar.

Zonja në një reagim në Facebook, shkruan se studimi ishte shumë i thëlluar dhe kanë marrë pjesë organziata të shoqërisë civile në Shqipëri e Kosovë. “Publikimi i studimit, edhe pse çdo gjë ka qenë gati, është anuluar një natë para pa dhënë asnjë sqarim”, shkruan anëtari i i Institutit Politik të Studimeve Humane.

REAGIMI I PLOTË

‘75% e shqiptarëve pro Bashkimit Kombëtar. Anulohet publikimi i studimit.’ Këtë javë në Tiranë ishte planifikuar të botohej një studim i thelluar, ku kanë marrë pjesë shumë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri e Kosovë, mbi bashkimin kombëtar.

Publikimi i studimit, edhe pse çdo gjë ka qenë gati, është anuluar një natë para pa dhënë asnjë sqarim. Më poshtë kam vendosur një fotografi të njërës prej faqeve të studimit që nxjerr se në sondazhin e kryer 75% e shqiptarëve të Shqipërisë do kishin votuar në favor të bashkimit Shqipëri – Kosovë nëse do ishte mbajtur një referendum. Studimi trajton me sondazhe edhe shumë tema të tjera që deshmojnë se shqiptarët janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, dhe kundër mini-Schengenit, pasi kërkojnë integrim dhe bashkim kombëtar, dhe jo bashkim me Serbinë.

– Pse u anulua publikimi i këtij studimi? – Pse po mbahet i fshehtë dhe nuk po i tregohet publikut shqiptar?

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment