Kuriozitete

74-vjeçarja indiane bëhet nënë për herë të parë, lind dy vajza binjake

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Indi, ku një grua 74-vjeçare  ka lindur 2 binjakë.
Featured image of article: 74-vjeçarja indiane bëhet nënë për herë të parë, lind dy vajza binjake Gruaja 74-vjeçare që lindi 2 binjakë

INDI- Mangayamma dhe bashkëshorti i saj ishin martuar që prej vitit 1962 dhe nuk kishin mundur të kishin një fëmijë. Të dy dëshironin të bëheshin prindër por sado ishin kuruar nuk ja kishin dalë, derisa një ditë 74-vjeçarja  kishte dëgjuar një fqinje e cila kishte mbetur shtazënë me fekondim in vitro, në moshën 55-vjeçare.

Prandaj menjëherë Mangayamma Yaramati ju drejtua një grupi doktorësh të cilët  e ndihmuan të mbetej shtatzënë.

 “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjenjën që kam. Këto foshnje më kompletojnë. Tani, asnjë nuk mund të më quajë infertile”, tha ajo.

Por pas lindjes me operacion cezarian gruaja 74-vjeçarja pësoi një goditje në tru dhe po kurohet.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

Shto Koment