Aktualitet

Tërmeti/ 7 zonat e reja në Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë dhe Vorë ku do të ketë rindërtim (HARTAT)

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave janë botuar në Fletoren Zyrtare ku do të ketë rindërtim.
Featured image of article: Tërmeti/ 7 zonat e reja në Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë dhe Vorë ku do të ketë rindërtim (HARTAT) Zonat ku do rindërtohet

Shqipëri- Shtatë zona të reja për rindërtim, ( ku pati banesa të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar), janë botuar në Fletoren Zyrtare, të cilat janë 2 në Durrës, një në Kavajë, një në Krujë, 2 në Lezhë dhe një në Vorë.  Më 13 shkurt Këshilli i Ministrave miratoi shtatë zona të reja për zhvillim, rindërtim dhe tashmë vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Brenda vijës së kuqe zona 2 dhe 3 në Durrës ku do te rindertohet

Zonat e reja të shpallura për zhvillim për rindërtimin pas tërmetit
Durrës-zona 2
Durrës-zona 3
Kavajë-Golem
Krujë-zona 1
Lezhë-zona 1
Lezhë-zona 2
Vorë-Marikaj

Brenda vijës së kuqe zona 1 dhe 2 në Lezhë ku do te rindertohet

Qeveria ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit për këto zona, si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose rikonstruktimin e tyre.  Më herët ministri për rindërtim, Arben Ahemtaj ka deklaruar se në total janë 18 zona ku do të ndërtohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Brenda vijës së kuqe zona në Krujë dhe Kavajë

Shqipëria arriti të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

Brenda vijës së kuqe zona në Vorë ku do të rindërtohet

J.V/Dosja.al 

Shto Koment