LIVE UPDATES
Politike

7 vjet pas largimit të Berishës, Bardhi: Dera e PD, e hapur për të gjithë. Basha në kontakt të vazhdueshëm me ish-themel

26 Qershor 2020, 15:21 Nga DOSJA
7 vjet pas largimit të Berishës, Bardhi: Dera e PD, e hapur për

Në 26 qershor 2013 pas dy dekadash në krye të Partisë Demokratike dhe 8 viteve në qeverisje, Sali Berisha, lideri historik i demokratëve mori vendimin për të hequr dorë nga të gjithë funksionet në forcën e tij politike pas humbjes në zgjedhje.

“Me një vendim të prerë kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike. Të jem thjesht njëri prej jush, anëtar i Partisë Demokratike dhe deputet i saj. Më besoni mua se për këtë humbje e tërë përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, vetëm mbi mua Sali Berishën”, deklaroi Berisha 7 vite më parë.

Tre vite më parë, në 26 qershor 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte shpallur në pjesën më të madhe të vendit humbëse Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare.

Në atë kohë, Lulzim Basha e përsëriti zotimin e tij se do të ishte hera e fundit që hartonte i vetëm listat e kandidatëve për deputetë.

Siç u shpreha kur dorëzova listën e deputetëve, kjo duhet të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari dhe që këtej e tutje do të jetë produkt i një procesi transparent, gjithëpërfshirës, me standarde dhe konkurrues për të evidentuar me votën e çdo anëtari në Partinë Demokratike më të mirët dhe për tu bashkuar në krah të tyre në betejë”, tha Basha në vitin 2017.

Nga sot Partia Demokratike nisi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, pas një udhëzimi të miratuar të enjten nga kryesia e Partisë Demokratike.

Numri dy i demokratëve, Gazment Bardhi konfirmon se me përzgjedhjen e kandidatëve demokratët kanë nisur përgatitjen për zgjedhjet parlamentare, të cilat kanë besimin se do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet vendore.

“Pritshmëria jonë është që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të duhet të zbatojë kushtetutën. Në rastin e zbatimit të kushtetutës së republikës së Shqipërisë, qeverisja vendore do të duhet të kthehet në shinat e kushtetutshmërisë. Do të duhet të kthehet në shinat e zgjedhjeve normale, të ligjshme, kushtetuese të përfaqësuesve në pushtetin vendor. Dhe do të duhet pa asnjë diskutim të kemi zgjedhje lokale legjitime”, deklaroi numri dy i demokratëve.

Bardhi konfirmon takimet e Bashës me ish-funksionarë të lartë të Partisë Demokratike, të cilët do të jenë pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve.

“Zoti Basha është në kontakt të vijueshëm me ish-themelues të Partisë Demokratike të cilët vijojnë të japin kontributin e tyre në Partinë Demokratike. Sigurisht që ata mund të marrin detyra apo funksione të rëndësishme brenda Partisë Demokratike siç janë edhe komisionet që pritet të zgjidhen brenda datës 25 korrik”, sqaron Bardhi.

Nëse anëtarësia do të propozojë emra si ai i Jozefina Topallit, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat për lidershipin e Lulzim Bashës, sekretari i Përgjithshëm konfirmon se dera do të jetë e hapur.

“Asnjë individ nuk do të jetë i paragjykuar dhe i përjashtuar nga procesi i marrjes së propozimeve, seleksionimit dhe vlerësimit nga komisioni i vlerësimit të kandidatëve dhe në procesin e konsultimit nga anëtarësia”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i demokratëve.

Pjesë e listave të demokratëve mund të jenë edhe intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kauzat e të cilëve Partia Demokratike ka mbështetur gjatë viteve të saj në opozitë.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi zgjedhjet brenda pd gazmend bardhi zgjedhjet brenda pd

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni