LIVE UPDATES
Ekonomi

7 pikat e Ramës, Open Data: Nuk janë masa, por kosto shtesë buxhetore

13 Mars 2022, 20:44 Nga DOSJA
7 pikat e Ramës, Open Data: Nuk janë masa, por kosto shtesë

TIRANË– Open Data Albania ka bërë një analizë në lidhje me shtatë pikat e prezantuara nga kryeministri Edi Rama si masa të reja për të përballuar krizën në Shqipëri pas rritjes së çmimeve. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Opern Data shkruan se këto nuk janë masa të reja, por thjesht një kosto shtesë buxhetore e politikave ekzistuese qeveritare.

Open Data shton se kjo kosto është e përfshirë në Ligjin e Buxhetit 2022 dhe se kostoja shtesë nuk është gjë tjetër vec se risku fiskal i materializuar i politikave ekzistuese e nuk ka pse serviret si paketë masash të reja.

ANALIZA E PLOTË:

Open Data Albania analizon sa reale jane masat Antikrize. A jane ato indeksime dhe efekte te dhena me Buxhetin qe u miratua ne dhjetor, A jane vertete masa apo thjesht nje Fjalim ne dite proteste !!

PAKETA E REZISTENCES SOCIALE 12 MARS 2022

Cilat janë masat ‘E Reja’ që Qeveria bëri publike, dhe cilat janë masa ekzistuese, paraprire ne Buxhetin 2022, apo ‘indeksim’ i Ligjit të Buxhetit 2022

Dje, datë 12 Mars 2022, Qeveria ka bërë publike Paketën e Rezistencës Sociale për të përballuar efektet e krizës së cmimeve, që po protestohet prej 4 ditësh nga qytetarët.

Masat e ndërmarra, të cilat shoqerohen me efekte buxhetore, nuk janë shpjeguar se si do të adresohen në Buxhetin e Shtetit. Ende nuk ka një Akt ligjor për amendimin e Ligjit të Buxhetit 2022 dhe përfshirjen e këtyre kostove në Buxhetin 2022. Megjithatë nga analizimi i treguesve fiskalë të Buxhetit 2022 konstatohet se masat e ndërmarra si rezistencë sociale pergjithesisht nuk janë masa të reja por vijim i politikave të planifikuar që në fundvitin e kaluar me përgatitjen dhe miratimin e Planit të Buxhetit 2022. Konkretisht:

Masa 1

‘Do të derdhën menjëherë 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë dollarë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve’

Ndërkohë në Ligjin e Buxhetit 2022 planifikohet ‘Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në muajin prill të çdo viti dhe duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës’. Për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Masa 1 nuk është një mase e marrë dje për të përballuar krizen.

Masa 2

‘Për 434 mijë përfitues, qytetare e qytetarë të këtij vendi, qeveria do të kompensojë me lekë në dorë, rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të përllogaritur përpara goditjes është 25 mijë lekë të vjetra plus. Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen çmimeve të shportës, për:

-pensionsitët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale,

-pensionistët që jetojnë vetëm, (në kuptimin individualisht apo në çift)

-Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.’

Në Ligjiin e Buxhetit 2022 janë planifikuar 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Masa e ndërmarrë përllogaritet rreth 3.9 miliardë lekë. Mbetet për të parë nëse bonusi i planifikuar për pensionistet më parë do të zëvendësohet me kompensimin 3 mujor.

Masa 3

Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa, do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD, e cila do të derdhet menjëherë.

Në ligjin e Buxhetit 2022, shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2022. (56.5 miliarde leke). Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: blerja e vaksinave anti-COVID, skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për rininë dhe fëmijët. Pra, mbështetja e fermerëve përmes skemës së re të përjashtimit nga akciza, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit të karburantit për prodhim bujqësor është planifikuar më heret si masë. Janë 3.2 miliardë lekë që shkojnë për mbështetje direkte ndaj fermerëve.

Rritja e mbështetjes financiare nuk është masë e re por materializim e risqeve të jashmte buxhetore, sic janë në këtë rast rritjet e cmimeve në tregje globale të karburantit e rrjedhimisht kosto shtesë për një masë të marrë më herët jo dje.

Masa 4

‘Qeveria do mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linja urbane qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit, qoftë kur hipën në autobus brenda qytetit e qoftë kur hipën në një autobus për të shkuar nga një qytet në tjetrin.

Subvencionim i transportit publik nuk është zgjidhje e mjaftueshme. Aktualisht, në kryeqytet vërehet se tregu ndeshët me kërkesë të tepërt për transport publik, e cila nuk mbulohet nga shërbimi i kompanive të transportit në vend. Mbajtja e cmimit të pandryshueshëm të biletave do të rrisë më tej kërkesën për transport publik në kohë që alternativat e tjera të transportit bëhen relativisht më të shtrejta. Kërkohet kontroll dhe inspektim i cilësisë së shërbimit që ofron transporti publik.

Masa 5

Do të sjellë 2 muaj përpara, futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si dhe uljen e taksës mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë lekë të vjetra, që do të thotë, 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë dhe paguhen me pagë, paguajnë 0 taksë mbi pagën.

Referuar Relacionit të Buxhetit 2022’ Nëpërmjet ndryshimit të propozuar në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” rritet paga dysheme e pa tatueshme, nga niveli 30 mijë lekë në nivelin 40 mijë lekë në muaj. Për këtë interval pagash tatimi që do të paguhet mbi të ardhurat nga paga është 0%, duke mundësuar që çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, të mos paguajë tatim dhe të ketë të ardhura më të larta’. Në fakt reduktimi i tatimit për këtë fashë do të përfitohet nga punëdhënësi, pasi paga neto që përfton qytetari është paga që i janë zbritur ndalesat e TAP-it e të tjera.

Sipas Buxhetit 2022, përllogariten të përfitojnë 71,500 qytetarë. Shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për vit për çdo qytetar.

Ndryshimi i propozuar gjithashtu parashikon reduktimin e normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, ku përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shumë përfitimi rreth 11,700 lekë mesatarisht për vit.

Në të njëjtën linjë, mbështetet e gjithë shtresa e mesme duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht. Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5,900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit, në vlerën totale prej 135 milionë lekë në vit.

Futja në fuqi 2 muaj më parë e këtyre ndryshimeve do të shkaktojë rreth 229 milionë lekë të ardhura të munguara nga TAP.

Masa 6

Do tërheqë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

Kjo masë do të shtojë kostot e punëdhënësit duke rënduar më tepër si kosto shtesë në prodhim, e duke ja tarifuar më tej konsumatorit. Kjo masë do të rrisë të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.

Masa 7

Qeveria vendos menjëherë të shtojë 20 miliardë të tjera, 200 milionë dollarë, në financimin e mburojës së çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

Buxheti 2022 ka parashikuar të garantojë 8 miliardë lekë për situatën dhe do të mbulojë blerjen e energjisë në tregun e huaj. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla dhe ne kemi parashikuar në bazë ta aktit normativ për buxhetin dhe buxhetin për vitin 2022 që të gjithë importet dhe vlera e kërkuar për importe do të mbulohet nga buxheti i shtetit”. Edhe në këtë rast masa 7 e marrë si financim shtesë, nuk është mase e re por materializim i një risku të jashtëm buxhetor.

Paketa e Rezistencës Sociale nuk është një paketë masash të reja, por kosto shtesë buxhetore e politikave ekzistuese qeveritare, të përfshira në Ligjin e Buxhetit 2022. Kostoja shtesë nuk është gjë tjetër vec se risku fiskal i materializuar i politikave ekzistuese dhe nuk ka pse serviret si paketë masash të reja.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama njoftoi në komunikimin online menjëherë pas protestës së qytetarëve se çfarë përmban e ashtuquajtura ‘Paketa e rezistencës sociale. Të ndara në 7 pika, kreu i qeverisë ka listuar të gjitha me të cilat sipas tij do t’u vijë në ndihmë të gjitha shtresave në nevojë, duke nisur nga heqja e taksave për naftën që do të blejnë fermerët, deri tek rritja e pagës minimale. Por gjithashtu edhe shumë e 30 mijë lekësh të vjetra kompensim për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

(f.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi open data albania paketa e rezistencës sociale open data albania paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll
Ekonomi 13 Mars 2022, 06:05

Sa do ta ndikojë lufta tregun financiar shqiptar?

Megjithëse tregu financiar shqiptar nuk është i ekspozuar në mënyrë direkte ndaj zonave në konflikt, efektet e luftës do të jenë të tërthorta, të përcjella sido...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni