Sport

7 lëvizje te Milani, nesër zyrtarizohet largimi i radhës

Rodriguez nesër do të prezantohet ose në Turqi, ose në Holandë
Featured image of article: 7 lëvizje te Milani, nesër zyrtarizohet largimi i radhës Foto ilustruese

Ka hyrje, por ka edhe largime. Kështu duket Milani këtë merkato janar, gjatë së cilës vlen të thuhet se është padyshim më aktivi në 5 ligat kryesore të Europës.

“Djalli” deri tani ka bërë gjashtë lëvizje, duke ndarë në shifra të barabarta afrimet dhe largimet. Kjo shifër pritet të shkojë në shtatë nesër, sepse mediat italiane raportojnë largimin e radhës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Ricardo Rodriguez. Zvicerani kërkohet nga Fenerbahce dhe PSV, klube të cilat janë dakord me idenë e kuqezinjve: huazim me detyrim blerjeje për 6-8 milionë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rodriguez nesër do të prezantohet ose në Turqi, ose në Holandë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment