BotaSport

7 herë kampion bote/ Jeta e Michael Schumacher vjen përmes një filmi, pamje tronditëse nga drama pas aksidentit

Një film do t'i dedikohet jetës së legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, teksa ende nuk ka informacione të sakta, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas aksidentit të pësuar 6 vite më parë.
Featured image of article: 7 herë kampion bote/ Jeta e Michael Schumacher vjen përmes një filmi, pamje tronditëse nga drama pas aksidentit Michael Schumacher

GJERMANI- Kanë kaluar 6 vite nga nga aksidenti i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, që ndodhi më 29 dhjetor 2013,por ende nuk ka informacione lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Mjekët dhe familjarët në asnjë moment nuk kanë dhënë një informacion të saktë dhe preciz, për Schumacherin, teksa hamendësimet janë të shumta. Situata duket se ka ndryshuar, pasi dhe familja Schumakerit, ka lejuar që të xhirohen disa pamje brenda shtëpisë së tyre. 

Kjo për arsye se do të realizohet një film për legjendën e Formula 1, i cili pritet të transmetohet në 5 dhjetor.

Mediet e huaja raportojnë se subjekti i filmit do të jetë jeta e Michael Schumacher dhe momentet e vështira ndër vite, dhe jo vetëm.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment