
ELBASAN- 5 mësues në Elbasan janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në rrethin e Elbasanit aktualisht aktiv me Covid-19 24 mësues dhe 12 nxënës në shkolla të ndryshme.
Së fundmi në Elbasan kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 65 persona duke e çuar numrin total të të infektuarve në 865 të tjerë. Ndërsa që prej fillimit të pandemisë deri më tani humbur jetën 70 persona.
Sakaq në të gjithë Shqipërinë që prej marsit e deri më tani janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse 42,148 njerëz dhe kanë vdekur 889 të tjerë.
(A.k.dosja.al)