Aktualitet

COVID-19/ 600 të burgosur lënë qelitë për t’u mbyllur 3 muaj në shtëpi, kush kapet në rrugë, 5 vite burg shtesë

600 të burgosur pritet të lënë qelitë, për t’u mbyllur 3 muaj në shtëpi. Nëse dikush prej tyre shfaqet në rrugë, do i rritet dënimi me 5 vite burg.
Featured image of article: COVID-19/ 600 të burgosur lënë qelitë për t’u mbyllur 3 muaj në shtëpi, kush kapet në rrugë, 5 vite burg shtesë Foto nga një burg

Shqipëri- Pritet të lënë qelitë 600 të burgosur, të cilët përfituan nga akti normativ për situatën emergjente të krijuar, pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Të burgosurit do të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre për 3 muaj dhe nëse dalin në rrugë do iu rritet dënimi i tyre me 5 vite.

Nga ky projektligj përfitojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Pjesë e listës janë edhe të dënbuarit iu kanë mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60-vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavurusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Deri më tani janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe fatkeqësisht janë shënuar edhe 6 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan.  Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

Shto Koment