Aktualitet

60 sekonda përleshje derisa plumbi i mori jetën Baboçit, babë e bir u përfshinë në sherr, viktima ishte i skeduar nga policia, kamerat filmuan gjithçka (DETAJE)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat e sigurisë së bizneseve në vendin ku ndodhi ngjarja kanë zbardhur skenën e sherrit
Featured image of article: 60 sekonda përleshje derisa plumbi i mori jetën Baboçit, babë e bir u përfshinë në sherr, viktima ishte i skeduar nga policia, kamerat filmuan gjithçka (DETAJE) Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRES- 1 minutë! Kaq ka zgjatur sherri masiv që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku humbi jetën Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij, 19-vjeçar, Erald Gjini.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat e sigurisë së bizneseve në vendin ku ndodhi ngjarja kanë zbardhur skenën e sherrit, që ka nisur me përleshje fizike, përdorimin e shkopave të bejsbollit dhe gurëve, dhe ka përfunduar me shkrepjen e një pistolete, që i ka marrë jetën 39-vjeçarit, Armando Baboçi.

Ky i fundit, bëjnë me dije po të njëjtat burime ka patur probleme me herët me ligjin, dhe autoritetet policore e kanë skeduar disa herë si të dyshuar për disa ngjarje kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një sherr mes dy familjeve, Baboçi e Tatasi, i nisur me shkopa bejsbolli e karrige ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe vdekjen e Armando Baboçit. Djali i tij, Eraldi është i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa paraprakisht raportohet se sherri ka nisur për motive banale. “Pse më sheh”, ka qenë fjalia që ka nxitur përplasjen, ndërsa policia ka arrestuar të rinjtë e përfshirë në sherr, ndërsa autori që qëlloi me armë babë e bir është Klodjan Daci, 20 vjeç.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment