Gruan ia vranë brenda shkollës në Teksas, burri pëson atak në zemër, lënë pas 4 fëmijë
Joe dhe Irma Garcia SHBA- Burri i një prej mësuesve të vrarë në të shtënat masive në Teksas, ka vdekur nga një...
Joe dhe Irma Garcia SHBA- Burri i një prej mësuesve të vrarë në të shtënat masive në Teksas, ka vdekur nga një...
Dhuna BRAZIL- Një vrasje e filmuar nga qytetarët po shkakton zemërim dhe protesta në Brazil. Video tregojn një burrë brazilia...
Llogara VLORË- Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë. Ka qënë një mik i tyre ai i cili l...
Tirana TIRANË- Java mbyllet me temperatura të larta. Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet ng...
TIRANË- Gazetari i kronikës dhe çështjeve gjyqësore, Elton Qyno ka zbuluar se autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, janë një skuadër prej 5 personash. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Qyno tha se skuadrës iu deshën vetëm 60 sekonda që të kryente atentatin ndaj prokurorit, teksa nuk përjashtoi se objektivi ishin edhe prokurori dhe miku i tij, Landi Muharremi. Mbi 30 persona janë shoqëruar tha gazetari, teksa pista kryesore e hetimit është ajo e konfliktit për pronat në Gjirin e Lalzit.
“Është përjashtuar hetimi i shoferit. Ka qenë polic në Krujë, ka nisur punë si shofer privat i prokurorit. Ka dhënë edhe dorëheqjen nga Policia duke u aktivizuar si shofer personal. Janë shoqëruar mbi 30 persona të botës së krimit në Sukth. Persona që herë pas here kanë patur fërkime me Landi Muharremin dhe me prokurorin Ndoja. Janë marrë në pyetje. Seanca e pyetjes ka naviguar se ku ndodheshin në momentin e ngjarjes, me kë, dhe informacione të tjera që i shërbejnë hetimit. Janë liruar pasi janë marrë në pyetje. Dua të them që janë persona që jo vetëm kanë patur konflikte personale, por edhe konflikte për pronat në Ishëm, Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Landi Muharremi, i përfshirë në çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit. I dyshuar për dhunimin e biznesmenit libanez Fadi Mitri. Ngjarja e 2016 është e rëndë, dhe po shihet dinamika. Dosja është bashkuar për të parë të gjithë dinamikën. Përveç pyetjes së 30 personave, janë marrë mbi 50 kaseta me pamje filmike të sekuestruara, që janë të instaluara në rrugët ku ka kaluar prokurori Ndoja, me shpresën për të zbardhur personat që kanë qëlluar. “-tha Ndoja.
Qyno tha se skena e atentatit, përfshirë këtu edhe ndjekjen, vëzhgimin dhe formën sesi autorët janë larguar është e njëjtë me atë të ekzekutimit të ish-policit Santiago Malko, në zonën e Xhamllikut në gusht të vitit 2019 në Tiranë.
“Atentati, i mirëorganizuar. Të dy janë vëzhguar që prej mëngjesit. Kemi një skuadër të mirëpaguar, të mirëorganizuar, me 5 persona, që kanë qenë në terren, e kanë ndjekur. 2 dyshohet se kanë qëlluar me automatik, 2 të tjerë i kanë pritur në Ishëm. Është skena e njëjtë e Santiago Malkos, tipike, e njëjta, njësoj tek Edison Harizaj, e njëjta edhe tek Plaurent Dervishaj. Dje ka qenë prokurori Ndoja objektivi. Të dy kanë qenë në vëzhgim, bashkë me Landi Muharremin. 60 sekonda iu deshën atentatorëve. Kanë qenë dy breshëri, që kanë qenë të shkurtra. Armët kanë mbi 60 fishekë. Janë qëlluar dy breshëri të shkurtra. Manovra që ka bërë shoferi s’i ka lejuar që të qëllojnë më shumë. Dora është e përgatitur që merr të tilla kontrata vdekjeje. Në nëntorin e vitit të shkuar u vra Edison Harizaj, më pas Plaurenti, më pas Bardhi. Kemi një skenar të njëjtë me të djeshmin. Të gjitha ngjarjet janë pa autor. Ndoja ka prekur interesa të mëdha.”- u shpreh gazetari.
Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë. Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia ka arrestuar edhe autorin e trete të grabitjes me armë të parave në një banesë në Dibër, që i shpëtoi policisë gjate aksionit “Shumbati “, ...
KUKËS– Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme 5 shtetasë sirianë drejt Kosovës. Në pr...
Durrës- Tartar Bazaj anëtarit i KLP-së ka vizituar ditën e sotme në spital Prokurorin Arjan Ndoja. Bazaj do të shqyrtojë nëse duket mbrojtje e përhershme fizike...
Atentati i bujshëm pasditen e së premtes ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja mund të mos ketë pasur atë si objektiv . Bashkë me prokurorin e Durrësit u pla...
Shqipëri-Policia italiane është vënë në alarm se mund të ketë një sulm terrorist në këtë vend të përmasave të mëdha.Mediat fqinje shkruajnë se dy shqiptarë shum...
DURRES- Dosja.al ka mësuar se bashkë me Julian Meçen, në Policinë e Durrësit është shoqëruar edhe kunati i kreut të bandës së Durrësit, Lul Berishës, Pla...
KORÇË- Pas tërmetit 5,2 i shkallës Rihter që shkundi Korçën ditën e djeshme, disa tërmete të tjera godasin sërish qytetin juglindor.Kor&ccedi...
Durrës- Një ditë pas atentatit të rëndë, ku morri dy plumba në trup, prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka dalë nga salla e reaminacionit. Arjan Ndoj është transf...
Fier- Nuk pagoi 38.6 milionë lekë taksa, arrestohet nga Policia biznesmeni i naftës i shpallur në kërkim, Iljaz Fisheku, 60-vjeç. Ai ishte shpallur në k...
BALLSH– Një 19-vjeçar është arrestuar, pasi kanosi me thikë efektivin e policisë.Policia bën me dije se ka arrestuar 19-vjecarin M.B, 19 vjeç, ba...