
ARGJENTINË-Një lajm i bujshëm vjen nga Argjentina në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Siç është raportuar nga gazeta argjentinase ‘La Nacion’, përballë parregullsisë së pretenduar në rikuperimin në shtëpi të Pibe de Oro, Gjykatësi urdhëroi kontrollin e shtëpisë dhe zyrës së mjekut të tij personal, Leopoldo Luque, “i cili u bë i dyshuari i parë i hetimit që për momentin është i vrasjes me dashje”. “Në bazë të provave të mbledhura, u gjykua e nevojshme të kërkohej kontrolli i shtëpisë dhe zyra e Dr. Luque – bëjnë të ditur burimet gjyqësore – Nëse parrgullsia në kurimin në shtëpi të Maradonës do të konfirmohet, mund të bëhet fjalë për krimin e vrasjes së qëllimshme”.
Luque është mjeku që kishte operuar Maradona më 3 nëntor për të hequr një mpiksje gjaku në tru. 60 oficerë kontrolluan shtëpinë dhe klinikën e mjekut, i cili të mërkurën e kaluar nuk ishte në shtëpinë e kampionit argjentinas në lagjen San Andrés në periferi të Buenos Aires por thirri numrin e urgjencës 911 për të kërkuar një ambulancë në 12.16.
Hetuesit duan të kuptojnë se sa herë Dr. Luque ka shkuar në shtëpi për të kontrolluar pacientin e tij. Deri më tani, neurokirurgu ishte i vetmi anëtar i rrethit të Maradonës që nuk ishte dëgjuar si dëshmitar. “Dje kemi vazhduar me hetimet, gjithashtu duke marrë disa deklarata dëshmuese nga të afërmit e drejtpërdrejtë të Maradonës”, shpjegoi Prokurori i Përgjithshëm i San Isidro në një deklaratë. Kërkimet u urdhëruan nga prokurori i Benavidez Laura Capra nga gjykatësit dhe ndihmësit e prokurorëve të San Isidro, Patricio Ferrari dhe Cosme Irribaren. Gjithashtu sipas Nacionit, kur përmbaruesit dhe personeli i policisë arritën, Luque u befasua dhe ka bërtitur: “Nuk e prisja këtë”.
LUQUE: ASNJË GABIM NUK KAM BËRË
“Jam absolutisht i sigurt se kam bërë gjithçka që mundem për Diegon. Tani jam në dispozicion të drejtësisë. Unë e di se çfarë bëra me Diego dhe si e bëra. Unë mund të provoj gjithçka.” Në një konferencë shtypi të improvizuar me mediat lokale që e ‘rrethuan’ atë, kirurgu Leopoldo Luque, i cili operoi Maradonën dhe i cili tani është nën hetim, mbron veten nga akuza e vrasjes, për neglizhencë të pretenduar për të ndihmuar pacientin e famshëm . Ndërkohë, gjatë kontrolleve, dokumentet, kompjuterët dhe pesë celularë u konfiskuan.
E.Ç (Dosja.al)