Sport

6 vite në Madrid dhe flet vetëm anglisht. Marcelo: Komunikojm me gjeste

Gareth Bale u tranferua në Madrid ne vitin 2013, por akoma nuk ka mësuar të komunikojë me shokët e ekipit në gjuhën vendase.
Featured image of article: 6 vite në Madrid dhe flet vetëm anglisht. Marcelo: Komunikojm me gjeste
Përditësuar:

Gareth Bale u tranferua nga Tottenham drejt klubit të Los Blancos verën e vitit 2013, por mesa duket ai akoma nuk ka arritur të mësojë gjuhën vendase edhe pse ka 6 vite në Madrid.

Sipas prestigjozes spanjolle Marca, Marcelo ka rrëfyer se Bale flet vetëm anglisht në stërvitje dhe dhomat e ndërrimit.

Ky lajm vjen i bashkangjitur dyshimet për të ardhmen e uellsianit me Real Madridin.

 Bale thotë se është mëse i lumtur në Spanjë, pavarsisht zhgenjimit që disa tifozë kanë me performacat e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe Kiko Casilla, Marcelo thotë se tani është i vetmuar në dhomën e veshjes.

Tani nuk kam asnjë me kë të flas, kam Bale në anën tjetër, por ai flet vetëm anglisht, flasim me gjeste dhe them ‘çkemi, përshëndetje dhe verë e mirë.

Marcelo Viera, mbrojtësi i Real Madrid.

Gareth Bale ndeshjen e fundit shënoi golin e tij të 100 për Real Madridin, por e ardhmja e tij është ende e pasigurt, pasi nuk po arrin marrë në shpatullat e tij ekipin ashtu siç pritej nga tifozët.

B.N/dosja.al

Shto Koment