Aktualitet

6 vite më parë vrau shqiptarin në banesën e të vëllait, italiani refuzon të paguajë 125 mijë euro familjes së të ndjerit

Drejtësia italiane kishte urdhëruar mekanikun 35-vjeçar të paguante këtë shumë, pas kërkesës së familjarëve të 26-vjeçarit Eduard Ndoj.
Featured image of article: 6 vite më parë vrau shqiptarin në banesën e të vëllait, italiani refuzon të paguajë 125 mijë euro familjes së të ndjerit Italiani i dënuar Mirco Franzoni

ITALI- Një shtetas italian, i cili është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për vrasjen e një shqiptari që gjeti brenda shtëpisë së vëllait të tij, në dhjetorin e vitit 2013, ka refuzuar t’i paguajë familjes së të ndjerit shumën prej 125 mijë eurosh, si dëmshpërblim moral.

Drejtësia italiane kishte urdhëruar mekanikun 35-vjeçar të paguante këtë shumë, pas kërkesës së familjarëve të 26-vjeçarit Eduard Ndoj.

Por tani mbetet Gjykata e Kasacionit, e cila do të japë vendimin përfundimtar në 9 tetor, si për shumën prej 125 eurosh dëmshpërblim, si edhe për dënimin e Mirco Franzonit, personit që qëlloi me pushkë shqiptarin 6 vite më parë, kur e pa brenda banesës së vëllait të tij.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment