Aktualitet

6 raste mbytjesh dhe pa kulla vrojtuese, Lelit i ‘del situata nga duart’, dështon sezoni turistik në Vlorë

Në  të gjithë vijën bregdetare të Vlorës nga zona e plazhit të hidrovorit, deri në Himarë vetëm një numër i vogël biznesesh respektuan ligjin, por edhe këtë jo plotësisht, pasi sipas ligjit gjithë plazhet duhe të kenë vrojtues plazhi deri në orët kur qëndrojnë pushuesit,
Featured image of article: 6 raste mbytjesh dhe pa kulla vrojtuese, Lelit i ‘del situata nga duart’, dështon sezoni turistik në Vlorë Foto ilustruese

VLORË– Sezoni turistik në Vlorë pothujase është drejt përfundimit dhe radhitet si një ndër  sezonet më të dobëta, përsa i përket numrit  të turisteve, por ndoshta dhe me abuzivi ky si nga pushteti vendor dhe bizneset, të cilat nuk respektuan rregullat me vkm.

Sot data shënon 31 Gusht dhe në plazhin e Vlorës vrojtuesit  thuajse nuk shkojnë  fare. Në  të gjithë vijën bregdetare të Vlorës nga zona e plazhit të hidrovorit, deri në Himarë vetëm një numër i vogël biznesesh respektuan ligjin, por edhe këtë jo plotësisht, pasi sipas ligjit gjithë plazhet duhe të kenë vrojtues plazhi deri në orët kur qëndrojnë pushuesit, por ndryshe ndodh në Vlorë, ku vrojtues plazhi është vetë pronari i lokalit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, prefekti dhe bashkia Vlorë bënë disa aksione, ku çdo plazh që nuk respekton rregulloren do mbyllej, por kjo rezultoi një fluk sapuni. Këtë vit në Vlorë janë shënuar 6 raste mbytjesh, raste keto të ndodhura në plazh publik, i cili është në administrimin e bashkisë, aty ku nuk mungojnë vetëm vrojtuesit, por edhe kullat e vrojtimit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment