Aktualitet

COVID-19 prek edhe spitalet private! Zonat e kuqe në Tiranë…Rrugë e Kavajës e deri tek Policia Bashkiake (SITUATA)

COVID-19 prek spitalet private. Një punonjës i infektuar. Vazhdon të përhapet me shpejtësi në personelin mjekësor virusi, ku përgjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë rastesh.
Featured image of article: COVID-19 prek edhe spitalet private! Zonat e kuqe në Tiranë…Rrugë e Kavajës e deri tek Policia Bashkiake (SITUATA) Qendra Shëndetësore nr.9

TIRANË- COVID-19 prek edhe spitalet private. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga 21 rastet e konfirmuara me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, 8 prej tyre janë personel shëndetësor. 6 prej tyre janë punonjës së Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë, 1 punonjës tek Klinika e Specialiteteve numër 2. dhe 1 është punonjës i një spitali Privat.

Gjithashtu, po të njëjtat burime bëjnë me dije se 2 punonjës administrate, një në shtet dhe një në privat janë të infektuar. Nga zonat rurale tashmë COVID-19 po qarkullon në zemër të Tiranë, ku siç sqarojnë burimet shpërndarja gjeografike në Tiranë është si vijon:

Astir, Rr. Kavajës, Vasil Shanto, Kamëz, pranë mozaikut të Tiranës, ish-stacioni Trenit, Komuna e Parisit, Brryli, Babrru, Tiranë E Re, hotel Mondial, Don Bosko, Vaqarr, rr.Andon Z. Cajupi, rr.Elbasanit, rr. Kastriotët, pranë Policisë Bashkiake.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq numri i të infektuarve në total, sot ka shkuar në 1164 dhe janë shëruar 891 pacientë. Harta e të prekurve është zgjeruar me 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, 1 në Durrës, 1 në  Shkodër, 1 në Kamëz, 1 në Mallakastër.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment