LIVE UPDATES
Aktualitet

6 marsi/ Lëvizjet dhe emrat e Ramës për bashkitë, të besuarit e Bashës e Berishës

25 Janar 2022, 16:55 Nga DOSJA
6 marsi/ Lëvizjet dhe emrat e Ramës për bashkitë, të

TIRANË– Na ndajnë vetëm pak më shumë se tre javë nga nisja e fushatës për zgjedhjet lokalet të 6 marsit dhe partitë kanë nisur lëvizjet, por ende nuk kanë zyrtarizuar emrat. Kryesocialisti Edi Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të velur sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në të gjashta bashkitë që kanë mbetur pa kryetar të zgjedhur. Pasditet e sotme, Rama do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliajn i cili është edhe drejtues politik në qarkun Tiranë. Në takim pritet të diskutohet mbi emrat që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste e Rrogzhinën në garë. Për të parën deri më tani një kandidat i mundshëm është Mersin Murati, i cili ka prefekt i Tiranës. Ndërsa për Rrogozhinën, pritet që të kandidojë i komanduari Edison Memolla, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Një orë më pas, Rama pritet të takohet me Ulsi Manjën, drejtues politik për qarkun e Dibrës.

Nga ana tjetër, për Lushnjen, kryeministri Edi Rama ka dy emra mbi tavolinë. Gazetari Muhamed Veliu shkruan për Top Channel se për bashkinë Lushnjë, kryeministrit Edi Rama i është propozuar kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku Asfloral Haxhiu. Fjalën e fundit për kandidaturat do ta ketë Kryesia e PS. Për të njëjtën bashki, kryedemokrati Lulzim Basha e ish-kryeministri Sali Berisha kanë gjithashtu nga dy emra secili. Nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Ndërsa nga grupimi i Sali Berishës të preferuarit për garën e Lushnjës shihen Arben Zaimi dhe Nevila Bami.

Në Durrës, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidate e PS-së për kryetare në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 6 mars. Ndërsa zonja tjetër që ka zgjedhur PS-ja për Shkodrën është Majlinda Angoni, e cila është aktualisht prefekte e këtij qyteti. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën. LSI nuk ka dalë ende me asnjë emër.

Fushata nis në 19 shkurt

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit që do të mbahen më 6 mars do të nisë më 19 shkurt. Ky ishte vendimi që u miratua pas propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Për rrjedhojë kandidatët do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 6 marsit duke ndarë anëtarët për secilën parti. Mësohet se në gjashtë bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje, 3 anëtarë të KZAZ-ve do t’i ketë Partia Socialiste; 3 anëtarë Partia Demokratike dhe 1 anëtar LSI-ja. Në këtë mënyrë është bërë një ndarje e barabartë mes maxhorancës dhe opozitës edhe pse kjo e fundit duket të jetë e përçarë.

Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dokumentacionin për regjistrimin e partisë për zgjedhjet e pjeshme vendore të datës 6 mars 2022, për kryetarë të bashkive. Dokumentacioni është derguar nga Sekretari i Përgjithshem i PS-së, Damian Gjiknuri. Lëvizja Socialiste për Integrim dërgoi sot në Komisionin Qendrot të Zgjedhjeve propozimet për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor lidhur me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dilemat! Zbardhen të besuarit e Bashës dhe Berishës për Lushnjen, emrat e 6 marsit

EMRAT/ Zbulohen dy kandidaturat e PS për Lushnjën

Zgjedhjet e pjesshme lokale, LSI dërgon në KQZ propozimet për anëtarë të KZAZ-ve

PS dërgon në KQZ dokumentet për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme lokale

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën