Aktualitet

6 anëtarë të një familje në Fier të infektuar me COVID-19, mes të prekurve edhe fëmijë

6 anëtarë të një familje në Fier të infektuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen në banesën e tyre.
Featured image of article: 6 anëtarë të një familje në Fier të infektuar me COVID-19, mes të prekurve edhe fëmijë Foto ilustruese

Fier- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një familje me 6 anëtarë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se mes të infektuarve ka edhe fëmijë. E gjithë familja është vetëkarantinuar në banesë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Shqipëri po luftohet çdo ditë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i të infektuarve ka shkuar në  383 dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 154. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar  në Tiranë, Shkodër dhe Fier.

J.V/Dosja.al

Shto Koment