Bota

Të dhëna alarmante/ 6.9 milion njerëz të vdekur nga Covid në botë, gjysma e raportit zyrtar

Vdekjet nuk raportohen pasi shumica e vendeve regjistrojnë vetëm ato që ndodhin në spitale ose të pacientëve me një infeksion të konfirmuar dhe jo të atyre që vdesin ne mjedise jashtë spitaleve.
Featured image of article: Të dhëna alarmante/ 6.9 milion njerëz të vdekur nga Covid në botë, gjysma e raportit zyrtar Foto Ilustruese

UASHINGTON-Një analizë e re nga shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit  bën me dije se 6.9 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga COVID-19, më shumë se dyfishi i numrit zyrtar të vdekjeve.

Sipas mediave, vdekjet nuk raportohen pasi shumica e vendeve regjistrojnë vetëm ato që ndodhin në spitale ose të pacientëve me një infeksion të konfirmuar dhe jo të atyre që vdesin ne mjedise jashtë spitaleve.

“Nëse nuk bëni shumë teste, ka shumë të ngjarë të humbisni vdekjet nga COVID”, tha Christopher Murray, drejtori i Institutit për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit nga Universiteti i Ëashingtonit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Studimi nga Instituti për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit (IHME) vlerëson numrin e përgjithshëm të vdekjeve në SHBA në më shumë se 905,000 – rreth 60% më e lartë se 561,594 vdekje të raportuara aktualisht nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në Indi, ku sëmundja ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor, grupi UË vlerëson se më shumë se 650,000 njerëz janë vrarë nga virusi, gati tre herë më shumë se numri zyrtar. Në Rusi, numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë pesë herë më i lartë se i raportuari.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment