Rajoni

58 viktima dhe 901 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit në Greqi nga Covid-19

Me shtimin e shifrave të ditës së sotme në Greqi, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 4,102 viktima, ndërkohë numri i personave që janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse ka shkuar në 130,485 të tjerë.
Featured image of article: 58 viktima dhe 901 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit në Greqi nga Covid-19 Foto Ilustruese

GREQI– Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 901 raste me Covid-19, ndërsa 58 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Me shtimin e shifrave të ditës së sotme në Greqi, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 4,102 viktima, ndërkohë numri i personave që janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse ka shkuar në 130,485 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar 9,989 të infektuar sakaq 534 qytetarë grekë janë në gjendje të rëndë për jetën.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment