LIVE UPDATES
Politike

55 ditë nga kriza politike ende asnjë zgjidhje. Delegatët e PS vlerësojnë marrëveshje me PD

14 Prill 2019, 14:38 Nga DOSJA
55 ditë nga kriza politike ende asnjë zgjidhje. Delegatët e PS

Rreth 55 ditë nga nisja e krizës politike asgjë e re në Tiranë. Kriza po avragohet, ndërkohë që nuk ka ende asnjë shenjë dialogu dhe as përpjekje për ndërmjetësim. Në synimet afatshkurtra mazhorancë ndjehet komode pa opozitë dhe përfituese nga veprimi ekstrem i djegies së mandateve, opozita ndjehet e flustruar nga pamundësia e qeverisë për të qeverisur dhe rritja e pakënaqësinë qytetare. Po më tej? A do të ketë bisedime dhe marrëveshje? A do të ketë ndërmjetësim dhe presion ndërkombëtar për një model të njëjtë marrëveshjeje si në Maqedoni më 2015 apo Shqipëri 2017? Mazhoranca nuk ka dhënë ende asnjë sinjal se ka një draft apo një nismë konkrete për bisedime dhe marrëveshje, opozita disa herë ka përsëritur, nuk ka më marrëveshje si më 2017. Shanset për një 2017 të dytë janë minimale, por skenarët optimistë nuk e përjashtojnë një marrëveshje “të madhe” të re.

Për të nisur debatin që e zhvendos trajtimin e krizës nga rruga dhe rrjetet sociale në institucione, po ju prezantojmë sot dy përfundime të një anketimi që stafi i Institutit të Studimeve Politike zhvilloi me 201 delegatë në Kongresin e fundit Elektoral të Partisë Socialiste. Anketime të tilla me tema të njëjta për identitetet partiake, përbërjen e delegatëve, mandatet, legjitimitetin si dhe aktivitetet politike ISP ka zhvilluar edhe në dy Kongreset / Kuvendet e fundit kombëtare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Të gjitha të dhënat e detajuara dhe të analizuara do të jenë së shpejti publike.
Sot vetëm tre tregues: vlerësimi i delegatëve të PS për marrëveshjen politike 2017 midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD Basha, – ku natyrshëm socialistët ndjehen fitues dhe vlerësues për të, – vlerësimi për mundësinë e një dialogu dhe marrëveshje të re politike për t’i dhënë fund krizës aktuale politike në Shqipëri, – si dhe vlerësimi nëse blerja e trafiku i votave kanë ndikim të madh në zgjedhje. Rreth 75% e delegatëve të PS kanë vlerësim pozitiv për marrëveshjen e vitit 2017, por ndërkohë, 59% besojnë se kriza aktuale do të zgjidhet me një marrëveshje të re politike midis dy partive. 60% e delegatëve të PS mendojnë se blerja e trafiku i votave kanë ndikim në zgjedhje, vetëm 38% kanë mendim se ato nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje.

Mësimi? Mendimi i delegatëve është shumë më i avancuar në rregullat demokratike të njohjes dhe të trajtimit të konflikteve politike sesa i lidershipit të tyre. Ka diskordancë të madhe midis retorikës denigruese që përdor lidershipi i PS ndaj opozitës e protestave/kërkesave të saj dhe perceptimit të moderuar të delegatëve të Kongresit Elektoral të PS për opozitën dhe pretendimin e saj për ndikimin e blerjes/trafikimit të votave në zgjedhje. Të njëjtat situata me kontraste të thella midis mendimit të delegatëve dhe mendimit zyrtar të lidershipit partiak pati gjetur edhe anketimi i bërë në Kuvendin Kombëtar të PD vitin e kaluar. Pra, kur anëtarësia beson tek dialogu dhe marrëveshja është kontraversale sesi vetë liderit politikë besojnë më shumë tek konflikti i skajshëm dhe zgjidhja përmes forcës në rrugë apo forcës me kartona në parlament.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se me siguri delegatët e PS shohin tek një marrëveshje të re mundësi praktike përfitimi njësoj si në marrëveshjen e vitit 2017, pra si një mundësi për ta tërhequr opozitën në sistem pa cenuar qëndrimin e tyre në pushtet. Fakti mbetet i njëjtë, të gjithë duam pluralizmin dhe i njohin problemet reale, por në mentalitete e ligjërim publik, shumica e atyre që marrin vendime, përfshirë militantët partiakë dhe drejtuesit e tyre, i duan kundërshtarët politikë jo për të ndarë me ta sfidat e sotme dhe të së ardhmes, por për t’i mundur, me çdo mjet e formë, dhe përmes këtij procesi, pra i duan thjesht për të legjitimuar vetveten dhe për të pasur një alibi të përhershme fajësie të Tjetrit në rast dështimesh. Palët refuzojnë të përballen me faktet dhe sfidat, por duan ti përdorin ato në dobi të agjendave elektorale afatshkurtra, duke lënë të hapur mundësinë e precedentin që krizat të përsëriten periodikisht dhe palët politike të sillen njësoj sa herë kalojnë në opozitë apo vijnë në pushtet.

Marrë nga ISP

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike pd pd marrëveshja ps-pd kriza politike pd pd marrëveshja ps-pd

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni