Sport

500 ndeshje si profesionist, ish-portieri i PSG gjendet i pajetë në rrethana të mistershme

Christophe Revault, ish-portieri i Le Havre, PSG, Rennes dhe Toulouse, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 49 vjeç
Featured image of article: 500 ndeshje si profesionist, ish-portieri i PSG gjendet i pajetë në rrethana të mistershme Christophe Revault

FRANCË-Christophe Revault, ish-portieri i Le Havre, PSG, Rennes dhe Toulouse, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 49 vjeç.  Ai ishte një emër i njohur në futbollin francez, një portier i cili kishte luajtur rreth 500 ndeshje si profesionist, përfshirë 354 në Premier League. Nëse rrethanat e tragjedisë nuk dihen ende, shumë klube, drejtues dhe lojtarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Christophe Revault.

Në verën e vitit 1997, ai u bashkua me PSG, me detyrën e vështirë për të siguruar trashëgiminë e Bernard Lama. Aventura nuk ishte e lehtë, sidoqoftë, veçanërisht pas një nate 5-1 kundër Bayern Munchen në Champions League, ndeshje për t’u harruar për ish-portierin i cili nuk arriti dot të merrte një ftesë në përfaqësuesen e Francës në Botërorin 1998, vit ku “gjelat” u shpallën kampion bote.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aventura te parizienët zgjati vetëm një sezon,për të kaluar më pas te Toulouse, ku luajti për plot 6 sezone. Më pas u kthye te Le Havre për të mbyllur karrierën dhe fitoi Ligue 2 në vitin 2008.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment